Tuesday, December 9, 2014
Monday, December 1, 2014
Xhahid Bushati
Pse u vonua zogu?
Shokët ikën
herët,
i vetëm në pyll…,
ngjan si një gjeth vjeshte,
ngjan edhe si yll.
Pse po vonon zogu?
Kush në pyll e thirri?..
Gjyshi Pyll e puthi
e bekoi si prindi.
Pse po vonon zogu?
Kush në pyll e ndali?..
Një fole e vjetër
i tha fjalë malli…
***
Më pas fluturoi
lehtë si gjethe
pylli,
në shpirt - fjalë
malli,
në sy - dritëz
ylli.
Nëntor, 2014
Subscribe to:
Posts (Atom)