Xhahid BUSHATI
Ilustrimi:
Eris BUSHATI
Ec
mes pellgjeve si “trim”...
Ku të shkoj e nga t’ia mbaj...,
Pellg këndej e pellg andej...,
Porsi sy e porsi ishuj
Ngjajnë ca pellgje pak përtej...
Bëj të ec e nuk ec dot,
Bëj e bëj të hedh një hap...,
Ndiej një zë si në të qarë,
Thotë këpuca: “Mos më lag!”
Bëj të ec... e hedh një hap,
Të mos ndotem, ec me frikë,
Një fëmijë, vrapon si era,
Këmbën zgjat... e më stërpik...
Edhe ikën duke qeshur,
I gajasë ca kalimtarë,
Shpikin fjalë e bisedojnë
Për vogëlushin “fitimtar”...
Çfarë të bëj? Qesh edhe unë...
Nuk duroj, e marr guxim,
Ec mes pellgjesh “fitimtar”
Ec mes pellgjeve si “trim”...
No comments:
Post a Comment