Saturday, July 5, 2014

Vjeshtë

Erdhi stina Vjeshtë,
pylli tani hesht...

Një gjethe të artë
më fal si dhuratë...

Gjethja fëshfërin...,
kujton fëmijërinë...

Gjethen marr në duar
dhe e përkëdhel...,
shëtit mall’i saj
në pyll, gjithandej...

Kujton dhe kujton...,
humb në ëndërrime...,
më thotë me pak dhembje:
“Tani fal kujtime!”


Xhahid Bushati


Ilustrimi: Eris Bushati

Tuesday, July 1, 2014

Xhahid BUSHATI


Hëna më buzëqesh... 
1.
Hëna shëtit sonte
si dritë nëpër pyll,
fshihet pas një dege
e ngjan si një yll.
2.
Si një kureshtare,
syçkat, ku s’i hedhë...,
pastaj, si çapkëne
mana toke ‘mbledhë’...
3.
Rend porsi një ketër,
fshihet pas një pishe,
e pyet sygjelbra:
‘Boçe, ti ku ishte?!..’

4.
Ec, e shëtit hëna,
pas një dege fshihet,
ngjan, ajo, si fletëz,
si një fletëz dridhet...
5.
Shëtit e hedh dritë,
ndalet te një plep,
fshihet pas një dege
e ngjan si një sqep.
6.
Shëtit e nuk lodhet,
ndrit, e nuk njeh zbehje,
fshihet pas një dege
e ngjan si një çerdhe.
7.
Hënën nga dritarja
në çdo çast e ndjek,
ajo... më afrohet
dhe më....buzëqesh.