Xhahid
BUSHATI
Hëna më buzëqesh...
1.
Hëna shëtit
sonte
si dritë nëpër
pyll,
fshihet pas një
dege
e ngjan si një
yll.
2.
Si një
kureshtare,
syçkat, ku s’i
hedhë...,
pastaj, si
çapkëne
mana toke
‘mbledhë’...
3.
Rend porsi një
ketër,
fshihet pas një
pishe,
e pyet
sygjelbra:
‘Boçe, ti ku ishte?!..’
4.
Ec, e shëtit
hëna,
pas një dege
fshihet,
ngjan, ajo, si
fletëz,
si një fletëz
dridhet...
5.
Shëtit e hedh
dritë,
ndalet te një
plep,
fshihet pas një
dege
e ngjan si një
sqep.
6.
Shëtit e nuk
lodhet,
ndrit, e nuk
njeh zbehje,
fshihet pas një
dege
e ngjan si një
çerdhe.
7.
Hënën nga
dritarja
në çdo çast e
ndjek,
ajo... më
afrohet
dhe
më....buzëqesh.
No comments:
Post a Comment