Tuesday, June 24, 2014

Eja lepur...

U fsheh dielli pas një reje,
pas një peme një vogëlush,
pas një flete u fsheh zogu,
vallë, ku fshihesh lepurush?...
Po kush luan ‘kukafshehtas’?..
Cili zë thotë: ‘Dil, të gjeta!..’
Qenka Dielli, përshëndeti
fluturakun, ku?.. – Te fleta...
- Ti më gjete! – foli zogu.
Po vogëlushin, e gjen dot..?
Po e gjete vogëlushin,
ci-ci-cërrr, të dua fort!..

Dielli qeshi, vazhdoi udhën...,
dhe më shumë, më shumë ndriçoi...
-Zog i vogël, shih poshtë guvës!..
Rrezja djalin përqafoi..!

-Lepurushi na mungon..?!., -
ciu, tha zogu. E gjen kush..?
Dielli qeshi, tha një rreze:
‘Nuk më fshihesh lepurush!..

Dil pa frikë, dil nga gëmusha!..
Të pret zogu, vogëlushi...’
Rrezja udhën i tregonte...,
pas saj rendte lepurushi...

                       Xhahid Bushati

                       Ilustrimet: Eris Bushati


No comments:

Post a Comment