Xhahid
Bushati
Lule për lulet[1]
-Antologji
e letërsisë për fëmijë (2000 – 2014)
-Botim: Shoqata Mbarëshqiptare e Shkrimtarëve për Fëmijë
e të Rinj, Tiranë, 20l4-
Përmes një simbolike të
gjetur e të beftë metaforike, kuptimplote, të pranueshme, erëkandshme, fluide
dhe përceptuese për botën dhe psikikën fëmijërore, ndërtuar harmonishëm si një
marrëdhënie sa përrallore, floreale dhe poetike; “Lule për lulet” është
Antologjia e parë e Letërsisë për fëmijë që përfshin një prodhim letrar të viteve
(2000-2014), që prej afro 25 vjetësh të një ecurie të një sistemi të ri
demokratik. Pra, prania e saj si një domosdoshmëri e fatlumësi përmban në radhë
të parë pasaportën e bashkëkohësisë, jo vetëm për shkrimtarin e historinë e letërsisë
për fëmijë e të rinj, studiuesin a kritikun, por edhe për lexuesin që i
adresohet krijimtaria, për shkollën si vatër të dijes, për prindin që duhet të
jetë partner në këtë lexim teksti, e më gjerë. Një antologji e prirur drejt një
skeme të thjeshtë: fotografia e shkrimtarit, njohja autobiografike e
bibliografike e tij; krijimi autorial, burim i krijimit (librat, revistat a dorëshkrimet).
Ashtu, si në një polifoto qëndrojnë pranë e pranë brezash krijuesish,
individualitete e mjeshtëri artistike, stile e mënyra rrëfimi, koncepte e
dukuri estetike, përvojat e talentet, këndvështrime të motiveve e ndërtime
arkitekturore të krijimeve, vendlindje e mesazhe, i të jetuarit aktualisht të
shkrimtarit e të ndikimit të kultura letrare, ndjesi e përgjegjshmëri, treva
shqipfolëse apo nga vende evropiane e kontinente ku me dashuri artikulohet
poetika dhe sintaksa shqipe etj., etj. Ashtu pranë e pranë në një kuvendim në dhe
për botën e madhe të letrave, me zërin e moçëm ilir e me kumbimin shqip, përmes
gjuhës shqipe, gjuhës sonë të shtrenjtë. Në këtë këndvështrim Antologjia flet
shumë, veçanërisht me parathënien e saj, por është edhe një udhërrëfyese
dritëdhënëse e dritëshprese të një ecjeje të sigurt të kësaj letërsie që i flet
kohës dhe të ardhmes e që të fton drejt vizioneve të reja.
Pranë e pranë 87 krijues
të nderuar..., që mbi bazën e statusit të tyre të shkrimtarisë, shpërfaqin me
dinjitet krijimet e tyre letrare mbështetur
mbi bazën e lëvrimit gjinor apo të zhanrit. I gjithë ky palimpsest jo pak i
mundimshëm është kurorëzuar me shije dhe kulturë nga një grup përzgjedhës – me redaktorë Pandeli Koçi (kryetar) Astrit Bishqemi, Fatmir Gjestila, Riza
Braholli, Vangjush Saro, Vasil Premçi, Xhahid Bushati, Xhevat Syla, të cilët,
besoj, kanë falënderimet dhe mirënjohjen tonë të pafund. Po ashtu edhe një falënderim i veçantë i shkon edhe Ministrisë së
Kulturës, që e mbështeti këtë projekt. Shpresojmë që kjo rreze mirësie të jetë si
një ogur i mirë për një qëndrim e vlerësim më të dukshëm ndaj letërsisë shqipe për
fëmijë e të rinj, për të cilat ka shumë nevojë.
Duke vërejtur e studiuar
me kujdes çdo faqe të kësaj Antologjie, të cilën e kam krahasuar me një
lulishte plot lule shumëngjyrëshe e plot aroma, mund të flasim e mund të shënjojmë
disa karakteristika të saj:
a) Po të bëjmë një bilanc artistik, konstatojmë se, pjesën më
të madhe e zë poezia me 45 autorë; mozaiku gjinor e zhanror, si: përralla, rrëfimi,
legjenda, gojëdhëna, animalistika, florealja, faunorja, didaktika... e deri te
tregimi fantastiko-shkencor me 22 autorë;
tregimi i mirëfilltë me karakteristikat e tij fabulore me 20 autorë.
b) Çdo autor, përmes krijimit të tij, shpreh tiparet më të
mira të krijimtarisë së tij, përcaktueshëm individualitetin artistik dhe
shpirtin poetik përmes rrëfimit e ligjërimit të tij.
c) Vlerat e kësaj Antologjie përcillen përmes trajtimit të
problematikës së krijimit për fëmijë me një dimension të gjerë kohor, të përpjekjes
maksimale të talentit krijues për të njohur në thellësi botën dhe psikikën e fëmijës,
etj., etj.; për ta përmbledhur: përkushtimi dhe idealiteti juaj të nderuar
krijues bën që të ekzistojë dhe të jetojë Letërsia për fëmijë e të rinj. Mendoj
se kjo është një dhuratë e çmueshme e fatlume, që ka një të djeshme, ka një të
sotme dhe me gjuhën e zemprës e të shpirtit i flet së ardhmes. Kjo është dhe
arsyeja që dhurata magjike me emrin Antologji vjen si lule për lulet-fëmijë!
Shkodër, 04.02.2015.
[1] Pjesëmarrës në antologji: Abdullah Thaçi, Adelina Mamaqi,
Adem Abdullahu, Adil Zeka, Agim Bajrami, Agim Deva, Aleko Likaj, Alketa
Dervishaj, Anton Nikë Berisha, Anton Papleka, Aqif Malaj, Arian Leka, Arif
Demolli, Astrit Bishqemi, Avdi Shala, Avdush Canaj, Bardhosh Gaçe, Bardhyl
Xhama, Dionis Bubani, Elmaz Qerreti, Erinë Rrahmani, Faslli Haliti, Fatmir
Gjestila, Fatmir Terziu, Fejzi Bojku, Ferit Lamaj, Flamur Topi, Frederik
Reshpja, Gani Xhafolli, Gaqo Bushaka, Gjikë Kurtiqi, Gjon Gjergjaj, Hajro
Ulqinaku, Hamdi Meça, Hasan Hasani, Hysen Kobellari, Ibrahim Kadriu, Iliaz
Bobaj, Islam Balaj, Izet Çulli, Jonuz Fetahaj, Kalosh Çeliku, Kastriot Mahilaj,
Kismete Hyseni, Klara Kodra, Konstandin Dhamo, Kostandin M. Leka, Kozma Gjini,
Kujtim Stana, Mark Krasniqi, Milianov Kallupi, Mina T. Qirici, Moikom Zeqo,
Nase Jani, Naum Prifti, Nehas Sopaj, Niko Tyto, Nikolla Spathari, Odhise K.
Grillo, Petraq Risto, Petraq Zoto, Piro Kuqi, Qamil Batalli, Qibrie Demiri –
Frangu, Ramadan Pasmaçiu, Rexhep Hoxha, Rifat Kukaj, Riza Braholli, Rovena
Rrozhani – Kalaja, Sazan Goliku, Skënder Zogaj, Syrja Etemi, Shahbaze Vishaj,
Shkëlzen Zalli, Shpresa Vreto, Tatiana (Prifti) Kurtiqi, Vangjush Saro, Vasil
Premçi, Viktor Canosinaj, Viron Kona, Xhahid Bushati, Xhemë Karadaku, Xhevahir
Spahiu, Xhevat Beqaraj, Xhevat Syla, Zejnullah Halili, Zymber Elshani.
Grupi përzgjedhës – redaktorë Pandeli Koçi (kryetar) Astrit Bishqemi, Fatmir Gjestila, Riza
Braholli, Vangjush Saro, Vasil Premçi, Xhahid Bushati, Xhevat Syla.
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310