Wednesday, April 29, 2015

Hadithe rreth mirësisë së diturisë

1.
            Transmetohet nga Hudhejfe ibn jeman (r.a) se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:
“Mirësia e diturisë është më e mirë se mirësia e adhurimit. Fetarizmi juaj më i mirë është devotshmëria.”
2.
            Transmetohet nga Vail ibn Eskai (r.a) se Pejgamberi (a.s) ka thënë:
“Kush kërkon dituri dhe e arrin atë, Allahu e shpërblen dy herë dhe, kush kërkon dituri, por nuk e arrin atë, Allahu e shpërblen një herë.”
3.
Nga Enes ibn Maliku (r.a) transmetohet se Pejgamberi (a.s) ka thënë:
“Kërkimi i diturisë është detyrë për çdo mysliman.”
4.
Nga Ebu Hurejra (r.a) transmetohet se Pejgamberi (a.s) ka thënë:
“Mësojeni diturinë. Mësoni për diturinë qetësinë dhe seriozitetin dhe jini të përulur (modestë) ndaj atyre, prej të cilëve mësoni.”
5.
Transmetohet nga Ebu Dardai (r.a) se ka dëgjuar prej Pejgamberi (a.s), i cili ka thënë:
“Kush shkel në një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhennet. Melekët shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë, në shenjë kënaqësie për veprimin që po bën.”
6.
            Transmetohet nga Aliu (r.a) se Pejgamberi (a.s), ka thënë:
“Sa herë që një njeri është veshur dhe mbathur për të kërkuar dituri, Allahu ia ka falur gjynahet për çdo hap që ka hedhur.”



            

Wednesday, April 22, 2015

Xhahid Bushati


Rubrika: Gicilimet e shkodranit të vogël


1.
-Genta, mos vono, hidhi ujë lules, se…
-Jo, moj mami, se lulja ende nuk ka pirë ujin e djeshëm.
2.
-Gledis, për cilin mësues ke simpati më shumë?
-Për mësues Rasimin. Më lajmëron një ditë përpara, se do të më çojë në mësim.
3.
Gjyshi i thotë nipit:
-Bledi, a po shkon të më blesh…
Bledi fut gishtrinjtë në veshë dhe i përgjigjet:
-Nuk dëgjoj, o gjysh…
4.
Bledi porosit të atin:
-Të lutem, o babi, hyr me kujdes në kuzhinë; pa bërë zhurmë se tremb gjyshen, sepse ka dy ditë që ka vënë dhëmbët.
5.
Frani erdhi me biçikletë në qytet. Si çdo ditë, abonentëve të tij, u sillte shishet e qumështit. Kur i erdhi radha shtëpisë së Hajrijes, nga që ishte zevzeke, e provoi dhe i tha:
-E paske mbushur shishen me ujë.
-S’ka mundësi!..
-Provoje, dhe ti! – i tha Hajrija.
-Ke të drejtë. Paskam harruar t’i hedh qumësht…
 

Shkodër, prill, 2015

Tuesday, April 21, 2015

Xhahid Bushati

                     
Dhjetë gjëegjëza


             
                  1.
                Ka folenë lart në male,                      
            Nuk i trembet syri kurrë;
            Është trime, guximtare,
            Vënë e kemi në flamur…
                        (Shqiponja)



              2.
          Njëri lag, tjetra pi,
          Mendo pak, se e gjen ti.
                (Shiu dhe toka)





            3.
         Dy vëllezër në ujë shikohen
         Dhe asnjëherë nuk takohen…
               (Brigjet e lumit)

           




             4.
         Ndonëse gojë s’kam,
         Juve ju tregoj:
         Kur duhet të flini,
         Kur duhet t’ju zgjoj…
                 (Ora)
           




        5.
        Shokë kam yjet, shoqe retë,
        Drita ime është e zbehtë.
                (Hëna)



        


            6.
        Ditën flejnë, natën zgjohen,
        Porse dot nuk numërohen…
                  (Yjet)






           
         7.
         Shkon e vjen, vjen e shkon,
         Ka dy rrota, një timon,
         Dhe një zilkë që tringëllon…
                        (Biçikleta)





            8.
        Trupin e zvogëlon,
        Kur na korrigjon…
                   Goma)
            





        

        9.
        Unë prej druri jam,
        Katër këmbë kam,
        Kam dhe një çati,
        Mbi të ulesh ti.
               (Karriga)
           







10.
        Sapo e shikon,
        Shpejt të vizaton,
        Pa zë e pa fjalë,
        Kush na qenka vallë?
                (Pasqyra)




Shkodër, prill, 2015


Tuesday, April 7, 2015

 Xhahid Bushati


                                 Mirësia e një shkencëtareje…
 -mbresa-


                                                          
            Me datën 02.04. 2015, mua dhe gruas sime Pitit, na erdhi një zarf nga Myftinia Shkodër. Për një çast, mendova se sot është Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë, por është edhe Dita e autizmit.
            Hapa zarfin. Ishte një ftesë, e dizajnuar bukur e plot fantazi, bashkëkohore e vizionare, por edhe lakmitare. Në të shkruhej: “Myftinia Shkodër ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit: “Mirënjohja e Qytetit”, studiueses së afirmuar të mjekësisë bërthamore Dr. Egesta Lopçi, akorduar nga Këshilli i Bashkisë  Shkodër.”


            … dhe ajo ditë e shumëpritur e datës 04., erdhi. Erdhi dhe ora 11.00. Mes pjesëmarrësve nuk ishte e vështirë të dalloje Dr. Egestën. “E thjeshtë gjer në madhështi” – m’u kujtua njëherësh një varg brilant e me hapësirë universale i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare.
Vështrimi i saj nazik, në heshtje, me një shpirtësi e sofër bujarie sikur rrokte e përqafonte të pranishmit e më gjerë. Patjetër që rrokte e përqafonte qytetin e vendlindjes, Shkodrën e fëmijërisë, Shkodrën e ëndrrave rinore.
Mbase ajo nuk e mendonte se dhjetra sy ndiqnin me admirim e mirënjohje…
Vështrimi  saj sikur nuk ngopej… Kudo ku ndaleshin ato sy, sikur shihte një gjurmë, një kujtim, një lule Shkodre, një ëndërrim…
            Mbase ajo nuk e mendonte se dhjetra sy e ndiqnin me dashuri e fjalë zemre…
            Vështrim i saj… diç i kujtonte… Mbase e thonin ato që e ndiqnin papushim: “Ajo iku si një dallëndyshe, për t’i ardhur qytetit të saj: një shkencëtare.”
            Vështrimi i saj… Vështrimi i të pranishmëve… Hapësira malli, hapësira lotësh… Dhe pas kravëve të saj, si një mozaik i bukur qëndronin tufa e tufa lulesh… E qyteti i saj i lindjes, i përmendur për lule, doemos me lule do ta priste… Ndaj dhe vështrimi i saj ka ngjyrën e lules, ka krahët e ëndrrës… Dhe… tani… kur qetësia ka vendosur perandorinë e saj, ashtu e thjeshtë, me hap të ngadaltë si një fëshfërimë gjelbërimi, Dr. Egesta drejtohet tek foltorja, ku dhe i dorëzohet titulli: Mirënjohja e Qytetit”.


            Fjalën e ka Ajo…, që pas 11 vjetësh kthehet në vendlindje. Kësaj here e ka thirrë Vendlindja përmes propozimit të Myftinisë.
            E ka fjalën Ajo… Me një shqipe për t’u admiruar, që nuk e ka tronditur trysnia e kulturës italiane; Dr. Egesta, si një bletë e mirë dhe punëtore që përzgjedh lulet, edhe ajo  përzgjedh fjalët më të bukura të shqipes për t’i thënë e për t’i shprehur... Teksa flet ajo, ngjan sikur rrjedh një ujvarë që shpalos mahnitshëm një ylber shumëngjyrësh e mahnitës. Leksiku i saj është i pasur, i qartë në artikulim. Çdo fjalë i del nga shpirti. Nuk e ke vështirë të kuptosh, se era e mallit e Vendlindjes fryn pandërprerë dhe i përkëdhel fjalët e saj, zgjedhur enkas për këtë Ditë të shënuar e të paharruar. Jo, ç’them! – Fjala e bukur shqipe dhe Vendlindja kanë ndërtuar ‘folezën’ në zemrën e saj, rrahin me të dhe nuk mund të tjetërsohen. Çdo fjalë e saj ngjan si një gur i çmueshëm dhe ka një mision jetik.
            Flet Dr. Egesta… Shoh tek ndonjë pjesëmarrës edhe ndonjë pikë loti në faqe, që del si pakuptuar… Edhe ai rrjedh në heshtjen e vet, për të mos trazuar solemnitetin e këtij momenti mrekullidhënës.
            (Nuk e di pse m’u kujtua shkolla, ku Egesta mësoi dhe doli me ‘Medalje të Artë’. E, shkolla në personalitetin e saj duhet të dijë se ku kanë  fluturuar ‘zogjtë’ e saj lavdiplotë. E, së paku, ajo shkollë duhej doemos të bënte takim me ‘bijën’ e saj shkencëtare… Ose së paku të fliste dikush nga shkolla në ceremoninë e organizuar. Siç duket, edhe shkolla, ashtu si Shkodra ime jeton në përgjumjen e saj. E them se duhej të fliste dikush, sepse arkiva duhet të mos jetë e zbrazur dhe e pluhurosur, kur në fakt me këtë ndodhi duhet të jetë krenare.)
            Dr. Egesta, ti motër e nderuar myslimane! Ti sot jeton në një dhe të huaj, evropian. Papushim pret biletën dhe udhëton me trena modern. Pret në aeroporte të huaja ardhjet e avionëve për të udhëtuar drejt një shteti, ku ti, në një konferencë shkencore, në një takim kolegësh, në një mbledhje redaksie, në një zbulim, në një triumf…, do të flasësh për arritjet tuaja shkencore në mjekësinë bërthamore… Unë e di se në valixhen tënde të udhëtimit, si përherë qëndron si një relike e çmueshme: falendërim i përjetshëm  “Mirënjohja e Qytetit”, të Shkodërloces, propozuar nga Myftinia Shkodër.


            Unë e di se kjo Mirënjohje të rri në sy e në shpirt, në labirintet e misionit tënd e në vizionet planetare… Ashtu siç të rri në shpirtin tënd dhe në udhëdrejtimin hyjnor, jetësor e njerëzor edhe ajo e Madhërishmja: Haxhi, 2010. E more atë dritë jetëdhënëse në Mekën e largët për ta shpërndarë me mirësitë e tua, moj shkencëtarja jonë shkodrane, Dr. Egesta Lopçi.





Shkodër, Prill 2015





            

Wednesday, April 1, 2015

Xhahid Bushati          


Më trego, o zog!


                       

-Më trego, zog, një përrallë?
-Për një pyll unë kam mall…

-Më trego përrallë të re?
-Ciii, në pyll kam një fole…

-Po një vjershë… që e kujton?
-Zogu, pyllin s’e harron…

-Po një këngë, që e përsërit?
-Më thotë mami: yll e dritë!

Shkodër, prill, 2015