Xhahid Bushati
Mirësia e një shkencëtareje…
-mbresa-
Me datën 02.04. 2015, mua dhe gruas
sime Pitit, na erdhi një zarf nga Myftinia Shkodër. Për një çast, mendova se
sot është Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë, por është edhe Dita e
autizmit.
Hapa zarfin. Ishte një ftesë, e
dizajnuar bukur e plot fantazi, bashkëkohore e vizionare, por edhe lakmitare. Në
të shkruhej: “Myftinia Shkodër ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në
ceremoninë e dhënies së titullit: “Mirënjohja
e Qytetit”, studiueses së afirmuar të mjekësisë bërthamore Dr. Egesta
Lopçi, akorduar nga Këshilli i Bashkisë Shkodër.”
… dhe ajo ditë e shumëpritur e datës 04., erdhi. Erdhi
dhe ora 11.00. Mes pjesëmarrësve nuk ishte e vështirë të dalloje Dr. Egestën.
“E thjeshtë gjer në madhështi” – m’u kujtua njëherësh një varg brilant e me hapësirë
universale i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare.
Vështrimi
i saj nazik, në heshtje, me një shpirtësi e sofër bujarie sikur rrokte e përqafonte
të pranishmit e më gjerë. Patjetër që rrokte e përqafonte qytetin e
vendlindjes, Shkodrën e fëmijërisë, Shkodrën e ëndrrave rinore.
Mbase ajo nuk e mendonte se dhjetra sy ndiqnin me admirim
e mirënjohje…
Vështrimi saj sikur nuk ngopej… Kudo ku ndaleshin ato sy,
sikur shihte një gjurmë, një kujtim, një lule Shkodre, një ëndërrim…
Mbase
ajo nuk e mendonte se dhjetra sy e ndiqnin me dashuri e fjalë zemre…
Vështrim i saj… diç i kujtonte…
Mbase e thonin ato që e ndiqnin papushim: “Ajo iku si një dallëndyshe, për t’i
ardhur qytetit të saj: një shkencëtare.”
Vështrimi i saj… Vështrimi i të
pranishmëve… Hapësira malli, hapësira lotësh… Dhe pas kravëve të saj, si një
mozaik i bukur qëndronin tufa e tufa lulesh… E qyteti i saj i lindjes, i
përmendur për lule, doemos me lule do ta priste… Ndaj dhe vështrimi i saj ka
ngjyrën e lules, ka krahët e ëndrrës… Dhe… tani… kur qetësia ka vendosur
perandorinë e saj, ashtu e thjeshtë, me hap të ngadaltë si një fëshfërimë gjelbërimi,
Dr. Egesta drejtohet tek foltorja, ku dhe i dorëzohet titulli: Mirënjohja e Qytetit”.
Fjalën
e ka Ajo…, që pas 11 vjetësh kthehet në vendlindje. Kësaj here e ka thirrë
Vendlindja përmes propozimit të Myftinisë.
E ka fjalën Ajo… Me një shqipe për
t’u admiruar, që nuk e ka tronditur trysnia e kulturës italiane; Dr. Egesta, si
një bletë e mirë dhe punëtore që përzgjedh lulet, edhe ajo përzgjedh fjalët më të bukura të shqipes për
t’i thënë e për t’i shprehur... Teksa flet ajo, ngjan sikur rrjedh një ujvarë që
shpalos mahnitshëm një ylber shumëngjyrësh e mahnitës. Leksiku i saj është i
pasur, i qartë në artikulim. Çdo fjalë i del nga shpirti. Nuk e ke vështirë të
kuptosh, se era e mallit e Vendlindjes fryn pandërprerë dhe i përkëdhel fjalët
e saj, zgjedhur enkas për këtë Ditë të shënuar e të paharruar. Jo, ç’them! –
Fjala e bukur shqipe dhe Vendlindja kanë ndërtuar ‘folezën’ në zemrën e saj,
rrahin me të dhe nuk mund të tjetërsohen. Çdo fjalë e saj ngjan si një gur i çmueshëm
dhe ka një mision jetik.
Flet Dr. Egesta… Shoh tek ndonjë
pjesëmarrës edhe ndonjë pikë loti në faqe, që del si pakuptuar… Edhe ai rrjedh
në heshtjen e vet, për të mos trazuar solemnitetin e këtij momenti mrekullidhënës.
(Nuk
e di pse m’u kujtua shkolla, ku Egesta mësoi dhe doli me ‘Medalje të Artë’. E,
shkolla në personalitetin e saj duhet të dijë se ku kanë fluturuar ‘zogjtë’ e saj lavdiplotë. E, së
paku, ajo shkollë duhej doemos të bënte takim me ‘bijën’ e saj shkencëtare… Ose
së paku të fliste dikush nga shkolla në ceremoninë e organizuar. Siç
duket, edhe shkolla, ashtu si Shkodra ime jeton në përgjumjen e saj. E them se
duhej të fliste dikush, sepse arkiva duhet të mos jetë e zbrazur dhe e
pluhurosur, kur në fakt me këtë ndodhi duhet të jetë krenare.)
Dr.
Egesta, ti motër e nderuar myslimane! Ti sot jeton në një dhe të huaj,
evropian. Papushim pret biletën dhe udhëton me trena modern. Pret në aeroporte të
huaja ardhjet e avionëve për të udhëtuar drejt një shteti, ku ti, në një
konferencë shkencore, në një takim kolegësh, në një mbledhje redaksie, në një
zbulim, në një triumf…, do të flasësh për arritjet tuaja shkencore në mjekësinë
bërthamore… Unë e di se në valixhen tënde të udhëtimit, si përherë qëndron si
një relike e çmueshme: falendërim i përjetshëm
“Mirënjohja e Qytetit”, të Shkodërloces,
propozuar nga Myftinia Shkodër.
Unë e di se kjo Mirënjohje
të rri në sy e në shpirt, në labirintet e misionit tënd e në vizionet
planetare… Ashtu siç të rri në shpirtin tënd dhe në udhëdrejtimin hyjnor, jetësor
e njerëzor edhe ajo e Madhërishmja: Haxhi, 2010. E more atë dritë jetëdhënëse në
Mekën e largët për ta shpërndarë me mirësitë e tua, moj shkencëtarja jonë
shkodrane, Dr. Egesta Lopçi.
Shkodër, Prill
2015
Unë kurrë nuk kam besuar në gjërat në internet, por isha duke kërkuar dëshpërimisht një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për burrin tim pasi doktori im më tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, u drejtova te Dr, Dawn acuna nga shoqja ime më e mirë që punon në të njëjtën zyrë. me mua, i shpjegova gjithcka Dr dawn acuna dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte dhe ajo me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka perfekte pastaj shkova ne spital pas 3 jave dhe per habine time doktoresha me tha qe jam 1 jave shtatzene deri tani une keni një vajzë të bukur, falë Dr dawn acuna, kontaktoni nëse keni ndonjë vështirësi,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
*Nëse doni magji për fat të mirë.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe etj
Ajo është personi i përsosur për t'ju ndihmuar të më besoni mua. Kontaktoni me Whatsapp-in e saj: +2348032246310
Email { dawnacuna314@gmail.com }