Xhahid
Bushati
Rrëfim mbi bazën e modelimit të përrallave tona popullore
-Shënime për novelën-përrallë “Tërfili me katër fletë” të
shkrimtarit Bardhyl Xhama. Botim i tretë, Nereida, 2003-
Ky
libër, ashtu si shumë të tjerë që përbëjnë opusin letrar të shkrimtarit Bardhyl
Xhama, njeh disa ribotime. Botimi i këtij libri (i tretë) daton në një periudhë
kohore, kur krijimtaria e autorit i është drejtuar kryesisht lëvrimit të
zhanrit të rrëfenjës.
Novela-përrallë
shoqërohet me një parathënie që titullohet: “Vështrime për vlerat ideoartistike
të novelës-përrallë “Tërfili me katër fletë” me autor Prof. Doktor Jakup Mato,
kritik letrar; si dhe në fund me një aparat pedagogjik në ndihmë të mësuesve dhe
të nxënësve.
Personazhi
kryesor i kësaj novele-përrallë është Gjeka. Të gjitha ngjarjet që rrjedhin në
mënyrë lineare lidhen me të. Biografia e tij artistike përkon me heronjtë e
përrallave tona popullore. Si i njëjti model, ai mbart tipare e cilësi që
shfaqen gjatë udhës së tij (udhë e vështirë e plot peripeci) në kërkim të
lumturisë së vërtetë. Janë plot episode lirike, dramatike, të shkruara me
frymëzim që na sjellin në reliev mençurinë, trimërinë, ndershmërinë,
zgjuarsinë, këmbënguljen e triumfin e protagonistit kryesor, Gjekës ndaj
forcave regresive, forca që kërkojnë mjerimin e njerëzve dhe zvetënimin e
vyshkjen e ëndrrave të jetës. Gjeka me vendosmërinë e tij gjen çelësin e
zbërthimit të së vërtetës të simbolikës së Tërfilit me katër fletë, simbolikë
që e zbërthen plaku përmes fjalëve të tij: “E ç’kërkon të gjesh tjetër, mor
bir? E ku ka tërfil me katër fletë?! Atë e sajoi populli nga dëshira për të
jetuar i lumtur”.
Novela-përrallë “Tërfili me katër
fletë”, mbi bazën e zhvillimit të ngjarjeve është konceptuar dhe strukturuar nëpërmjet dhjetë
rrëfimeve. Nga pikëpamja tipologjike, rrëfimi i krijimit është qasje e plotë e
ndërtimit dhe e modelimit të përrallave tona popullore. Atë e gjen në rrafshin
e funksioneve të personazheve, në bëmat, aventurat e të papriturat e tyre, në
triumfin e së mirës ndaj së keqes e negatives, në raportet e reales me
fantastiken, konkretes me figurativen, ideales me realen, logjikes me
emocionalen, te prania e figurave të tilla si: Gjoka, Gjika e Gjeka, Cinxoja
(Gishtoja apo Kacimicrri), gjiganti, kuçedra, divat, plaka e mençur, burri i
ditur, apo te mrekullitë magjike: bluza me diellin e qëndisur, unaza magjike
etj., etj. Për këtë arsye, mendojmë se, lënda përrallore me ngjyrat dhe
dinamikën e saj, me kureshtitë e të papriturat, etj., paraqet interes te
lexuesi i vogël. Modeli i ofruar i bën më shumë jehonë përrallës popullore si
rrëfim i të jetuarit ekzistencial, sesa aktualitetit që ka një frymëmarrje dhe
problematikë të caktuar. Për rrjedhojë bashkëkohësinë novela-përrallë e ka të
vështirë ta përligj si krijim artistik.
Autori e njeh mirë letërsinë gojore dhe
rrëfimin e saj. Nuk mungojnë elementet poetikë. Ashtu sikundër nuk mungojnë
edhe elementet didaktikë. Fraza e shkurtër i ka dhënë emocion dhe zhdërvjelltësi
mikro e makro ngjarjeve.
Studiuesi
Mato në parathënien e tij, në mes të tjerave shprehet: “Nuk mund të saktësoj
nëse novela-përrallë “Tërfili me katër fletë” është krijimi më i mirë i tij.
Por si kritik e studiues them se kjo është një novelë shumë interesante,
shkruar mjaft bukur, nga një penë e talentuar”.
Duke
pasur një fushëpamje tjetër për këtë krijim, më lart prekëm problemin e
bashkëkohësisë së krijimit. Tani dua të prekim dhe funksionin e kohës, më saktë
të koherencës në raport mes krijimit popullor dhe atij të kultivuar në këtë
novelë-përrallë.
Shkrimtari
duke i mbetur besnik tradicionales së këtyre krijimeve popullore, mendojmë që
elementin e koherencës e ka vënë sa në funksion të lëndës së novelës aq dhe në mendësinë
dhe psikikën e krijuesit të saj popullor. Ndaj, nocioni i ‘folklorizimit’ – siç
e quan në një trajtesë studimore mbi këto probleme Rexhep Qosja, - e, që shfaqet
dukshëm në shume vepra letrare te kësaj gjinie siç përralla; kjo novelë me
vlerat që mbart jo vetëm e ka kapërcyer një nocion të tillë, por mbetet, dhe
një model interesant në trajtimin e motiveve popullore duke i përballur me
realitetin, si vlerë e si mesazh.
Shkodër, qershor
2013
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310
Unë kurrë nuk kam besuar në gjërat në internet, por isha duke kërkuar dëshpërimisht një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për burrin tim pasi doktori im më tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, u drejtova te Dr, Dawn acuna nga shoqja ime më e mirë që punon në të njëjtën zyrë. me mua, i shpjegova gjithcka Dr dawn acuna dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte dhe ajo me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka perfekte pastaj shkova ne spital pas 3 jave dhe per habine time doktoresha me tha qe jam 1 jave shtatzene deri tani une keni një vajzë të bukur, falë Dr dawn acuna, kontaktoni nëse keni ndonjë vështirësi,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
*Nëse doni magji për fat të mirë.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe etj
Ajo është personi i përsosur për t'ju ndihmuar të më besoni mua. Kontaktoni me Whatsapp-in e saj: +2348032246310
Email { dawnacuna314@gmail.com }