Xhahid Bushati
(Pjesa e parë)
Pse
Letërsia shqipe për fëmijë e të rinj ‘asht nji kafshatë që s’kapërdihet…’?
-opinione,
impresione dhe zhgënjime-
Në
vend të parathënies
Gjithë vëmendje, duke fiksuar edhe detajet më të vogla,
kaloj nga një stendë të një shtëpie botuese në tjetrën. Janë gjithësej 55.
Mysafire të një Festivali të artit dhe të
librit, që zhvillohet në Tiranë nga data 06 – 13 maj 2015. Është emërtuar:
Tirana Open 1. Diku kisha lexuar: “Tirana Open 1” – paraqet për të parën herë
një event të këtij lloji në Ballkan.” Si një natë e bukur me xixëllonja maji me
shfaqej ky event!.. Drejt tij u nisa me këtë mendje leximi dhe përfytyrimi…
Përsëri, diku kisha lexuar për
dimensionin e këtij eventi, që thoshte: “…sjellë së bashku nën një çadër një
koleksion të shumëllojshëm të institucioneve kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare
që paraqiten në një program të pasur shumë-disiplinor ekzpozitash, ngjarjesh,
dhe eventesh publike. Duke reflektuar në një qytet që është njëkohësisht një
qendër e vjetër romake, post-osmane, arketip i Novecento-s italiane, ëndrra
utopike fashiste, një shembull i brutalizmit stalinist dhe më në fund një model
i një vrapi amok bashkëkohor (jo) arkitekturial. Tirana Open hulumton bashkëqytetarët
e saj si në një laborator të gjallë të kulturës hibride dhe një model
alternative për zhvillimin urban dhe angazhimin e audiencës.”
Në fillim u stepa nga leximi i këtij teksti. Ai që e ka
hartuar me siguri duhet të kenë qenë dhe është i zoti në artikulimin dhe përdorimin
e fjalës, sigurisht kur ajo zë vendin e duhur, por… Ky “I zoti hartues” mund të
jetë i aftë për të ndërtuar një aliazh sintaksor të shqipes, por jo strukturë, ndërtime
e brumë të shqipes sonë të bukur! Jo! Me fjalë pompoze, me terma çudibërëse
historike, me fraza që nuk lidhen me njëra-tjetrën por e kundërshtojnë, e përçudnojnë… etj.,
etj., i zvogëlojnë me mjeshtëri edhe hapësirat e frymëmarrjen këtij evinti,
duke u fokusuar vetëm te dhe në Tiranë, duke harruar edhe qytetet e tjera të
Shqipërisë e më gjerë. Një tekst (si ky I mësipërmi) që nuk merret vesh se çfarë
thuhet. Një tekst që i ngjan më shumë një litari, ku ai, hartuesi i këtij
teksti nuk e ka kuptuar që ka lidhur vetveten. Sa për vërtetim, po shkëpusim një
fragment: “…dhe më në fund një model i një vrapi amok bashkëkohor (jo
arkitekturial)”. Sigurisht, ai hartues i këtij teksti nuk njeh edhe termat që përdor.
Pra, është model i një vrapi amok bashkëkohor…
Ç’domethënë kjo: model i një vrapi amok
bashkëkohor?... Përveç që fjalët nuk kanë lidhje logjike e sintetike me njëra-tjetrën
(alogjika mbisundon), por fraza në vetvete është dhe fyese, dhe denigruese për
bashkëqytetarët dhe audiencën që i fton. Vazhdojmë arsyetimin tonë. Fjala amok – do të thotë: sëmundje psikike. Po
kujt ia drejton këtë fjalë? Kush është fajtori?.. Për të mos e zgjatur e për ta
mosinterpretuar më gjerë e më më thellë: po them është një shprehje e
pakulturuar e përdorur si mos më keq në këtë kontekst. Mjeran dhe i mjereruar!
Me këtë aliazh-titulli “Tirana Open
1” që mbart mbi vete, synon të paraqesë
një program shumëdisiplinor ekzpozitash, ngjarjesh dhe eventesh publike;
por vetëm ajo, Letërsia shqipe për fëmijë e të rinj… sikur s’ka vend, sikur
s’kujtohet kush, sikur… Dhe m’u kujtua një thënie e shkrimtarit të shquar për fëmijë
e të rinj Tasim Gjokutaj, i cili thoshte: “Në një familje me të rritur dhe fëmijë,
më të privilegjuarit janë fëmijët. Në një vend me letërsi për të rritur dhe me
letërsi për fëmijë, më e paprivilegjuar është letërsia për fëmijë”.
Gjithashtu m’u kujtua dhe Migjeni, që me të drejtë nga
studimet është cilësuar si një nga
poetët e rrallë të letërsisë sonë dhe i
gjithëkohshëm. Ai, ka edhe këtë varg universal: “Kafshatë që s’kapërdihet,
asht, or vëlla, mjerimi”. Brenda këtij vargu qëndrojnë tre arketipe: kafshata,
vëllai (vëlla) dhe s’kapërdihet, të cilat brenda simbolikave të tyre marrin e
japin drama brenda dramës tragjike që prodhon Mjerimi. Dhe Migjeni është një
figurë që meriton vlerësim e rivlerësim të vazhdueshëm. Ashtu siç poeti flet
për mjerimin, me keqardhje pohoj se po ndodh edhe me letrat shqipe për fëmijë e
të rinj. Është kthyer në “një kafshatë që s’kapërdihet…”, pasi aty
mbizotëron spontaneiteti e konfuzioni, zbehtësia e vlerave dhe provincialiteti,
mosnjohja e vërtetë dhe komercializmi, mosvlerësimi dhe moskritika.
Histori
dhe vrojtime…
Më parë kishim një Panair libri. Zakonisht zhvillohej në
vjeshtë.
Vjet u shfaq dhe një panair tjetër.
Zuri rrënjë në stinën e pranverës, me vendndodhje: Muzeun historik. E kujtoj edhe
tani, kur e vizitova. Hyrja ishte e errët, pakëz e pistë dhe kishte një ngjyrë
tmerruese. Të gjitha këto të pahijshme për një panair që e ndante jetën mes
librit dhe arteve pamore. Megjithatë aty gjeta botues-shitës përgjithësisht të
përgjumur, pa buzëqeshje, disa të tjerë që shkonin e vinin me qese librash, me
tenda ndarëse, nga më të çuditshme e nga më ordineret.
Dhe, ja erdhi pranvera – 2015.
Panairi që hodhi rrënjë në atë stinë të vjetshme, sivjet u bë dy vjeç. Ngjante
si një bisk i gjelbër, tashmë i përforcuar me vendndodhje të re: që zakonisht e
kemi quajtur: Pallati i Kongreseve dhe i titulluar: ‘Tirana Open 1”. Nuk kam
asgjë më tipolologjinë e panairit; pavarësisht, se ky i sivjetmi, kështu siç
ishte konceptuar, më shumë ngjante si konklomerat, e thënë ndryshe një përzierje
që është e vështirë të krijosh themel shtëpie a çati. Pavarësisht këndvështrimit
dhe qëndrimit tim, dëshirës vetjake, frymëmarrja e tij pranverore ishte më e
gjerë, me fatlume, libri kishte zaptuar tërë katin e parë të këtij pallati. Natyrisht
po zgjerohej. Ishte bërë dy vjeç. Shumë shtëpi botuese, tashmë, kundërshtare (me
ato të vjeshtës), sigurisht mungonin. Siç duket, në një Festival libri dhe arti
pamor, stina e vjeshtës sikur nuk shkon me stinën e pranverës. Konfliktualiteti,
hatërqejfet, perandoria e të sunduarit, protagonizmi i unit fatkeq që ‘unë e
askush tjetër…’, mungesa e kulturës dhe socialiteti për të mos kapërcyer
vetveten… etj., etj., janë dukuri të zakonshme që i shohim rëndom në jetën tonë
aktuale. Të duket sikur janë bërë kaq ‘familjarë’ sa nuk mund të jetosh pa to.
Ndaj, dhe reflektojnë dukshëm edhe në këtë event. Siç duket ende s’u ka ardhur
koha disa fjalë kyçe, si: buzëqeshje e sinqertë, përqafim, ka vend për të gjithë,
fiton më i miri, mirësi, ndihmësi, zemërgjerësi, etj., etj. Ndonëse ato jetojnë
në Fjalorin e Gjuhës së sotme Shqipe, në fjalorin e përditshëm nuk ekzistojnë.
Janë fshirë, ose më mirë i fshijmë. Ndaj dhe janë kthyer në fjalë malli.
Më interesonte libri, pasi me të e
kam lidhur jetën dhe profesionin tim si krijues i letrave shqipe, përparësisht
për fëmijë e të rinj. Vizitova, me kujdes e me shënime, çdo shtëpi botuese të
katit të parë. i rashë rreth e rrotull disa herë, aq sa më dukej sikur i mësova
përmendsh jo vetëm pllakat por edhe hapat e mia të ngadalta, por edhe hapësirat që kishte çdo shtëpi
botuese. Ndonëse vizionet e mia nuk përputheshin me vizionet e shtëpive
botuese, që nga një vit më parë asgjë nuk kishte ndryshuar, me përjashtim të
‘shtëpisë së re’. Në finale ata, si zakonisht do të shisnin libra, dhe po
shisnin libra... Një ritual i vjetër dhe avaz i zakonshëm. Ndonëse drejtuesit
synojnë që në fjalët e tyre të krijojnë një imazh të ri.
Përqendrohem dhe dua të di se ç’po ndodh me librat për fëmijë
e të rinj. Konstatoj se ka disa shtëpi
botuese, kush më shumë e kush më pak e kanë pranuar në stendat e tyre librin
shqip për fëmijë e të rinj. Ashtu siç kishte edhe shtëpi botuese që ngjanin si
kinkaleri, si magazine, si depo, si supermarkete çudi-shqiptarëshe për moshat fëmijërore.
Të gjitha të ftonin: për të blerë libra, paçka se nuk kishte qoftë edhe ndonjë
fotografi të ndonjë krijuesi të kësaj letërsie. Së paku, si për njohje, nderim
dhe kujtim të kontributit fisnik të tij. Por ajo që shfaqej e nuk shfaqej, por që
syrit tim nuk mund t’i shpëtonte ishin: pak lexues, pak vizitorë (më pak fëmijë),
më shumë përkthime (ndonëse kjo është problematikë më vete: se si përkthehet e
çka përkthehet dhe pse gjithkush i ka dalë zot përkthimit…). Kësaj radhe,
kështu m’u duk mua kishte më pak, shumë më pak letërsi shqipe për fëmijë e të
rinj, dhe shumë-shumë më pak libra të rinj.
Tek ecja përmes stendave shumë libra shqip për fëmijë e
të rinj i njihja që një vit më parë. Sigurisht që edhe ata më njihnin. Përshëndeteshim
herë pas here. Disave nuk u ishte hequr ende pluhuri. (Po kush t’ia heq, kur
mendja është te shitja?..) Edhe botuesit nga Kosova , kësaj radhe, ishin më të pakët.
Vazhdojmë të mos ndërtojmë ura kulturore, edhe pse flasim shqip. Ç’strategji
mund të ndërtosh apo ura komunikimi, kur takohesh vetëm në panaire. Dhe
varet se si takohesh…
-vazhdon-
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310
Unë kurrë nuk kam besuar në gjërat në internet, por isha duke kërkuar dëshpërimisht një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për burrin tim pasi doktori im më tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, u drejtova te Dr, Dawn acuna nga shoqja ime më e mirë që punon në të njëjtën zyrë. me mua, i shpjegova gjithcka Dr dawn acuna dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte dhe ajo me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka perfekte pastaj shkova ne spital pas 3 jave dhe per habine time doktoresha me tha qe jam 1 jave shtatzene deri tani une keni një vajzë të bukur, falë Dr dawn acuna, kontaktoni nëse keni ndonjë vështirësi,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
*Nëse doni magji për fat të mirë.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe etj
Ajo është personi i përsosur për t'ju ndihmuar të më besoni mua. Kontaktoni me Whatsapp-in e saj: +2348032246310
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.
ReplyDeleteBurri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthejnë të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.
Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
Whatsapp: +2348032246310
Email: dawnacuna314@gmail.com