Xhahid Bushati
Përballë një videoje… të
paligjshme
-Opinion-
Kohët e fundit, si shumë shpesh, gazetarin e mirënjohur
Sokol Balla po e marrin nëpër gojë. Si mos më keq. Deri në denigrim. Pa etikë e
kulturë… Gojëdashakeqësia nuk njeh moshë. Mjetet e përdorura prej saj (tani të
sofistikuara dhe me zhvillime të papara teknologjike) gjithmonë e përjetësisht
na i kujton Shekspiri në tragjeditë e tij, që në kohën tonë mbeten aktuale. Veçanërisht
në situata tranzicioni merr zhvillime nga më të çuditshmet e më të
pabesueshmet. Siç duket, qetësisht e pa pikë përgjegjësie, ka hyrë në hullinë e
trendy-t. I ngjan një ‘kostumi’ që ka
filluar të jetë rëndom, por edhe të shitet lirë në dyqanet e kulisave. Kësaj
radhe… radhën e paska gazetari Sokol Balla.
Balla është profili i një gazetari, që nuk është shumë i
shpeshtë në mediat tona. Përballja me tipologji emisionesh shumëdimensionale,
me rrafshe të ndryshme përceptimesh, ndjesish dhe arsyetimesh, për këtë nuk ka
qenë e lehtë; ka qenë sprovë në drejtim të thellimit të natyrës së gazetarit
mediatik në një media të fuqishme, siç është Top-i. Edhe shpesh, i ndodhur, në
situata të vështira komunikimi me personazhet e ftuar, Balla falë cilësive të
tij prej gazetari dhe ‘produktit’ jetëdhënës para audiencës së pranishme, ka
dalë faqebardhë. Puna këmbëngulëse dhe formuese si intelektual ka bërë që ta
zotërojë profesionalisht emisionin, por edhe të jetë i aftë t’i japë edhe
vizion. Është kjo arsyeja që në vlerat e arritura, disa nga emisionet e tij
politike, edhe pse delikate në zhanrin e tyre, ai i ka zbërthyer dhe evidentuar
në favor të së sotmes dhe ardhmërisë së kombit, për të cilat kemi nevojë.
Por ja që vjen një ditë, që i gjithë produkti i
grumbulluar, CV-ja e pasur dhe e lakmueshme e këtij gazetari, me gjithçka që ka
arritur deri tani në jetë të përballet me një video. (Besoj se Sokoli, as që e
ka menduar se do të vijë momenti të përballet me një “personazh” të tillë.) Në
fakt përballet me një video-Brut, i cili pa përgjegjësi, me një të rënë lapsi
(me ca pamje) errëson jetën e një njeriu që ka kontribuar efektshëm jo vetëm në
media e me libra si autor, por edhe si një intelektual me reputacion. Ç’domethënie
ka kjo? Një video-Brut të bëjë të paqenë, të asgjësojë jetën e një njeriu,
vlerat e arritur me aq sakrifica dhe mundime… Ç’është kjo dukuri që ka nisur të
kthehet në një “sukses”? “Sukses” duke rrënuar një gazetar, duke rrënuar një
model me vlerë, i kërkuar dhe vyer në jetën tonë shoqërore. Aq më shumë kur këtë
gazetar me arritjet e tij, sikur nuk i kemi të shumtë në këtë fushë. Qoftë në
planin psikologjik, moral, didaktik, familjar…; tentimet të këtij lloji… me
video, për zbrazëti intelektuale janë shumëfish të dëmshme e fatkeqe. (Mendoj
që ai apo ajo kompani që shpiku videon, patjetër që ka menduar dhe ka qenë e
prirur që, njerëzimit t’i japë dritë e shpresë e jo errësirë trishtuese e natë
të pabesë.) Si mundet, një video… e paligjshme të jetë kandar në vlerësimin,
uzurpipimin, urrejtjen dhe zhvlerësimin deri në asgjësimin e një ‘prone’
intelektuale me plot vlera të gazetarit Sokol Balla.
Teksa jap këtë opinion për gazetarin Sokol Balla, më
vijnë ndër mend ca vargje nga poezitë e poetit turk, themeluesit të poezisë së
re turke, Nazim Hikmet, që thotë:
…
Sa shumë mjerime,
Sa pak miq.
Të shurdhët
veshët e zemrave. (poezia: “Të digjemi si
Qeremi”)
…
Jo!
Unë nuk jam dezertor!
Nuk më tremb shekulli im.
Shekulli im i mjerë, plot skandale,
që më bën të skuqem prej turpit;
Shekulli im trim,
madhështor dhe heroik – shekulli im. (poezia:
“Shekulli XX”)
Shkodër, 04.05.2015
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310