Ikbale Kalaja (Bushati)
Dy
dashuritë…
(Bijës sime Eris, 16.03.1997)
Ndjeva zgjimin e saj dhe me padurim, me sytë mbyllur po
prisja puthjen e saj, ritin e zakonshëm. Hapat s’i ndali pranë meje. Ç’kish
ndodhur?
E kisha detyruar të shkonte të flinte, duke e shkëputur
nga loja e saj përthithëse, loja e ngjyrës. Dhe sa e vështirë është shkëputja,
kur atë e mbërthen “harrimi”!
I premtova që pas zgjimit, do ta lejoja që menjëherë të
vazhdonte vizatimin e saj. Si duket kish fjetur me ngutjen e madhe për t’iu
kthyer sa më shpejt lojës, që dhimbshëm përgjysëm ishte lënë.
Ja pse, këtë pasdite më mungoi puthja.
E shoh që me shumë kujdes po mundohej të hapte kutinë e
ngjyrave, e cila s’donte që s’donte t’i hapej. A thua po ruhej se mos me
zhurmën e saj më prishte gjumin, apo donte që ai vizatim të përfundonte si
surprizë për mua, shtuar vargut të gjatë të surprizave të tilla.
Fillova ta vëzhgoj. E kthyer me shpinë nga unë, punonte e
përqëndruar. Herë – herë, zbuloja fare sytë, e sigurtë që ajo e përthithur në
botën e saj s’më shihte, ashtu siç ajo punonte e qetë dhe e sigurtë që unë e
“tretur në gjumin tim” nuk e shihja.
E ndiqja e paduruar, e papërmbajtur që të ngrihesha, të
shkoja pranë saj, ta shtrëngoja, ta puthja, ta puthja…
Por unë isha… “në gjumë”…
Kur trupi im ishte në qetësi, loja e lapsave në duart e
saj ishte e kujdesshme për të mos prishur pra, “gjumin” tim, por teksa nën
rrokullimën e eshtrave të mi të parehatuar, divani kërciste, lapsat fillonin të
luanin zhurmshëm, të bindur që krrau-krrau e divanit e mbulonte zhurmën e lojës
së tyre.
Kjo lojë zhurmë-heshtje, vazhdoi deri atëherë, kur
pasioni nuk iu bind më mendjes, ndërsa loja ishte plotësisht nën pushtetin e
tij, deri atëherë, kur mendja bile, pushoi së qeni brenda kokës së vogël
hirplotë e vendin e saj e zuri loja e magjishme e pasionit.
Atëherë…, atëherë asgjë më nuk ekzistonte rreth saj, as
edhe unë, as edhe bota vetë.
Botë, tani për të ishte vetëm ajo çka pranë, fare pranë
vetes kishte: një fletë e bardhë, një libër për mbështetje, kutia e magjishme
me ngjyrat dhe… një gomë. Asgjë më shumë.
Kjo
ishte bota. Çudi, si mund të ishte “botë” kaq, kaq pak gjë!? Kjo ishte bota e
saj. Mos u çudisni!
Po, po. Ajo kishte të drejtë. Me to, ajo mund të krijonte
botën si të donte, si ta donte dhe… kur të donte ajo. Mund “ta krijonte” të
bukur, të qetë, pa krisma, mund…
Eh, e ç’nuk mund të krijonte ajo me kutinë e vet, që
pasioni magjike ia bënte, aq sa një botë të tërë me të mund të krijonte.
Dhe kjo asaj i mjaftonte, i mjaftonte, i mbushte boshin,
i cili të tjerët këto ditë po i mbyste.
E ç’i duhej asaj të jetonte “në botën e marrë” ku të
gjithë po çmendeshin?
Ajo kishte botën e saj që ia kishte krijuar pasioni, apo
ajo vetë me pasion po e krijonte, apo diçka mes të dyjave, apo të dyja bashkë,
apo…
E ç’rëndësi kishte kjo!
Ajo kishte atë botë ku vetë, lumturisht e qetë ndjehej.
Bota, pasioni. Çfarë vallë ishte pasioni për të? Mos vallë diçka edhe mbi
dashurinë, aq sa edhe rënkimet e mia të vazhdueshme të mos e tërhiqnin
vëmendjen e saj tashmë, as rënkimet pra, rënkimet e mia po them, ato ndaj të
cilave, në momentet kur është jashtë “botës së saj”, ajo aq e ndjeshme është,
aq e gatshme që sapo pak, qoftë edhe me puthjen e saj, t’i zbusë.
Pasioni. Pasioni i saj, dua të them. Ku ta dish! Apo
ndoshta dashuria shumë e madhe e ka shtyrë drejt një pasioni thithës.
Apo vetë pasioni ishte dashuri?
Mos ndoshta nga dashuria e madhe, pasioni i saj ishte kaq
i madh sa ndoshta kërkonte që me të, të mundohej sadopak të zvogëlonte dhimbjen
time për shkëputjen nga pasioni im, i
cili në mënyrë krejt të natyrshme, intuitivisht ishte transferuar tek ajo?
Mos donte të më thoshte: “Qetësohu mami, tashmë ti e ke
zëvendësuesin tënd. Jam unë… Jam unë!
Sa
bukur! Është ajo, ime bijë.
….
“O, oooh” – një dhimbje e fortë më shkuli nga krahërori
një rënkim të thellë, që medet… medet!
Një “ëhh” e trembur dhe “bota e saj” u shkërmoq, u
shpërbë dhe ajo, me një ngritje koke, me një vështrim të dhembshur e të
vëmendshëm nga unë, hyri në “botën” ku jetonim të dyja, aty ku të gjithë ne
jetojmë, desha të them.
Medet, medet..! Si u shpërbë kështu “Bota e saj”?!.
Duart vazhdoja t’i kisha të kryqëzuara para syve.
Dhimbja kish qenë aq e
rrufeshme, sa po aq shpejt sa më
kishte shkëputur “o, oooh-un” mëkatar nga krahërori, po aq shpejt solli edhe
qetësinë.
“Eh, mami përsëri fle” – u qetësua ajo.
Kaq u desh dhe çuditërisht thërmijat e “botës së saj” të
shkërmoqur një minut më parë, u mblodhën, e formuan shpejt “botën e saj”
përsëri dhe përsëri ajo u përhumb në të.
Tashmë përballë meje.
Kështu kisha mundësi ta shihja fytyrën e saj aq
ekspresive që shpenguar, qartësisht, pasqyronte përjetimet që kalonte, teksa
“botën e saj” po krijonte.
E vëzhgoja, por tashmë, përmes një të çare të vogël që më
lejonte kryqëzimi i krahëve para syve të mi.
Doja ta çoja deri në fund “lojën” time që të shihja se si
natyrshëm do të merrte fund.
Herë-herë, vjerdhurazi, mundohesha të zbuloja sytë që të
ngopesha më mirë me mrekullinë që më përballej.
Doja…, doja të ngopesha pra.
Një e çarë mes duarve nuk më mjaftonte. Ishte aq e vogël
ajo e çarë për të përfshirë mrekullinë time me “botën e saj” bashkë.
Zbulohesha, e sigurtë që
e përhumbur siç ishte, nuk më shikonte. Kjo lojë kukafshehti që po bëja
me imazhin e saj, brenda të çarës dhe jashtë saj, zgjati mjaft, derisa në një
moment krejt papritur, kur vetëdijshëm ngriti sytë lart, ndeshi në sytë e mi.
-Çfarë? – tha trembshëm.
Kaq tha dhe me fletët e vizatimit në dorë u derdh drejt
meje si një lumë i ngarkuar duke gurgulluar nga gëzimi që i kishte dhënë
“loja”, apo zgjimi im ndoshta? Ku ta dish?!
Unë mezi ç’kisha pritur fundin e atij vizatimi, ajo mezi
mezi ç’kishte pritur zgjimin tim.
E putha, e putha fort.
Në
pikturën e saj ishte një “botë” e mbushur me ylbere…
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310