Nga: Xhahid Bushati
B.Xhama
I qetë nga natyra, me
një shpirt paqësor që mbart mistere deti, me një vështrim sa të vëmendshëm aq
dhe prej kureshtari e sportive, duke sfiduar pleqërinë, si gjithnjë duke treguar
rrëfenjat e tij me brumë nga mençuria e urtësia popullore, që janë sa
pedagogjike aq dhe artistike, të cilat zënë vendin më të gjerë në opusin e
krijimtarisë së autorit, të gjitha këto ia kanë gdhendur më së miri portretin,
i kanë falur të veçantën si individualitet në letrat shqipe, për fëmijë e të
rinj.
Ky është një portret i
vizatuar me penelata të shpejta i shkrimtarit për fëmijë e të rinj, Bardhyl
Xhama. E, si thellim i mëtejshëm i portretit të tij, i shoqëruar edhe me
misionin shkrimtar i kësaj letërsie,
shtojmë edhe këto radhë: “Gjënë më të
bukur e bëjnë këta shkrimtarët për
fëmijë. Nuk janë shumë të mëdhenj, që të trondisin dheun kur kalojnë, si ca
shkrimtarë të rëndë, por janë përherë të pranishëm dhe hyjnë në zemrën tonë, në
gjakun tonë, ashtu të përzemërt dhe secili mbart me vete kujtimet e fëmijërisë.
(Dizdari, Limos: Fjalë e mbajtur në Takimin jubilar kushtuar 70-vjetorit të
lindjes të mësuesit, shkrimtarit dhe gazetarit Bardhyl Xhama.-Veprimtari e
organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Shoqata Mbarëkombëtare
e Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, në bashkëpunim me komunitetin fteriot të
Tiranës).
Kopertinat e disa
librave, nga B.Xhama
Shkrimtari Bardhyl Xhama
i takon brezit më të vjetër të letrave shqipe për fëmijë dhe të rinj. Kjo
moshë, sot, është e paktë në tempullin e kulturës sonë bashkëkohore e të
ardhmërisë. Ndaj, kemi të drejtë t’i krahasojmë me gurë të çmueshëm;
përkujdesja ndaj të cilëve është më shumë se një falënderim, më shumë se një
respekt, më shumë se një dashuri, më shumë se një nderim. Të mos harrojmë se
ata janë identitet dhe kujtesë, mësues të heshtur dhe mëkues të fjalës shqipe,
përhapës të palodhur të diturisë e të kulturës shqipe, gjyshër që, edhe përmes
një mijë e një sakrificave, falin buzëqeshje, dashuri e ëndrra për nipërit e
mbesat e tyre, respektues deri në dhembjen e madhështisë së krijimit, ndaj
lexuesit të vogël. Jo vetëm kaq, por po të “Ulesh
me të në tavolinë, dhe bashkë me kafenë dhe shishen e rakisë, të cilën s’e ndan
nga çanta e librave, të dhuron bukurinë e shpirtit dhe bujarinë, humorin e
hollë dhe krenarinë, vlagun e mençurisë dhe energjinë, me të cilat “vret”
problemet dhe plogështinë për të ringjallur shpresën e sigurisë dhe për të
mundur stresin dhe pleqërinë.” (Harka. Sejdo: “I arti” Bardhyl Xhama, gazeta “Shekulli”,
27.06.2013.)
Bardhyl Xhama “... i përket brezit të dytë të shkrimtarëve të
letërsisë së re për fëmijët, të cilët, me krijimtarinë e tyre të spikatur, i
ngritën më lart e i konsoliduan themelet, që vunë paraardhësit e tyre: Qamil
Guranjaku, Teufik Gjyli, Spiro Çomora, Zihni Sako, Moisi Zaloshnja, Bedri Dedja
etj., duke qenë bashkëkohës e bashkëpunëtorë me autorë të njohur të këtij
brezi, si: Odhise Grillo, Dionis Bubani, Xhevat Beqaraj, Skënder Hasko, Adelina
R. Mamaqi, Bekim Harxhi, Petraq Zoto etj. Krijimtaria letrare e këtij autori zë
fill në vitet ’50...” (Nelaj. Milaim: “Bardhyl Xhama – shkrimtari që sfidon
moshën”, gazeta “Telegraf”, 08.04.2010.)
Dhe krijimtarinë e tij
letrare, si process, duhet ta kërkojmë te lëvrimi i përrallës shkencore. Jo
vetëm këtë lloj të kësaj gjinie, por edhe atë fantastiko-shkencor, ne duhet ta
kërkojmë profilin e këtij shkrimtari, i cili nga viti në vit vjen duke u
pasuruar. Studiuesi i problemeve fantastiko-shkencore, Astrit Bishqemi vëren: “Shumicën e tregimeve fantastiko-shkencore,
autorët tanë i kanë ngritur mbi bazën e një fabule interesante. Nëpërmjet kësaj
fabule, jo vetëm jepen njohuri shkencore, por del edhe një moral i saj.”
(Bishqemi, Astrit: Probleme të tregimit fantastiko-shkencor për fëmijë”, f.
148, revista Nëntori, 10/ 1976.)
Duke iu drejtuar
rrëfenjave më të realizuara artistikisht, vërejmë se ato i karakterizon “... humori dhe ironia... . Shpesh
edhe ky humor e kjo ironi është huajtur nga folklori ynë i pasur.” (Bishqemi,
Prof. as. Dr. Astrit: “Histori e Letërsisë Shqiptare për fëmijë e të rinj”,
Botim i tretë, i plotësuar dhe i përmirësuar, Sh. B. “Dy Lindje dhe dy
Perëndime”, Tiranë, 2008; “Pse qau delfini?, 1996, f. 722.)
Duke
iu drejtuar rrëfenjave, që Bardhyl Xhama i realizon artistikisht, vërejmë se,
pavarësisht kohës apo vendit ku zhvillohen ngjarjet, parakalojnë
personazhe-fëmijë që mbartin cilësi, dëshira, përpjekje e ëndrra…; gjithashtu,
parakalojnë nëna, baballarë, gjyshër, të rritur… që mbartin këshilla, qortime,
porosi, që shoqërohen me një aparat pedagogjik të pasur, të cilat kanë vlera
dobiprurëse dhe rrezatojnë fuqishëm në shpirtin e personazheve. Këto rrëfenja
flasin për besueshmëri dhe përçojnë mesazhe të rëndësishme e jetike, si për
fëmijët ashtu edhe për prindërit.
Leximi
i lëndës së këtij shkrimtari (po rikujtoj edhe leximin e rrëfenjave) “... është sa mes vlerave artistike e gjuhësore, aq edhe mes arsyes së mbrujtur me
karakter edukativ e shkencor. Krijimet e tij, të ardhura vitesh, mes një
transferte të pasur e mjeshtërore, janë thurur në mënyrë të tillë “që të fitojë
e mira ndaj së keqes”. (Terziu, Fatmir:
“Ndërtesa” e krenarisë letrare e shkrimtarit Bardhyl Xhama.) Më tej, po ky studiues, vazhdon: “Kalimet nga realja në
fantastiken, mes arsye dhe qëllimit, e bëjnë leximin e shkrimtarit Xhama një
arsye më shumë, në atë zinxhir të gjatë vitesh, që kthen vlerat Kombëtare
gojore në artin e të shkruarit.” (citim, po te shkrimi i studiuesit të mësiprm).
Duke parë lëvrimin e
rrëfenjës, që zë pjesën kryesore të krijimtarisë së shkrimtarit Bardhyl Xhama,
e njëkohësisht duke parë dhe natyrën e botimeve të kohëve të fundit,
konkludojmë se krijuesit, si pa dashur, janë grupuar në këtë mënyrë: a) disa
ruajnë statusin e letërsisë për fëmijë e të rinj, si të mirëfilltë b) të tjerë
ruajnë statusin e letërsisë arstistike, por të bashkëngjizur me atë pedagogjike
e didaktike. Mendojmë që shkrimtari B.Xhama hyn në grupin e dytë. Se si do të
jenë prirjet e kësaj letërsie në të ardhmen, nuk mund të themi një mendim të
saktë, pasi mungojnë edhe studimet në këtë fushë. Por mendimi im është se kjo letërsi po vjen
gjithnjë duke e tkurrur elementin e parë dhe prirjen e ka drejt grupimit të
dytë. Le të shohim...
E, për
ta përmbledhur këtë skicim të shpejtë të krijimtarisë së shkrimtarit Bardhyl
Xhama, mendojmë se ai lë këto shenja në letërsinë shqipe për fëmijë e të rinj:
a)Trajtimi me mjeshëtri i motivit të detit; b)Përjetimi
i shkrimtarit si pjesë e procesit të tij krijues; c)Individualiteti në rrëfimin
e përrallës shkencore; ç)Krijimtaria popullore, burim jetëdhënës i krijimtarisë
artistike të shkrimtarit, në veçanti i llojit të rrëfenjës, që mendojmë se
autori e ka më për zemër; d)Lënda artistike e ofruar gërsheton më së miri: mësuesin,
shkrimtarin dhe gazetarin.
Shkurt, 2014
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310