Xhahid
Bushati
Gjyshi
Dimër, zogu dhe vogëlushi
1.
Dimri plak
ec me bastun,
udhën
mbush
me borë shumë…
2.
Nga një pemë
një zog foli:
“Gjysh, ty, rruga
a të lodhi?”
“Eh, më lodhi
se
jam plak…,
mbi bastun
pushoj nga pak…”
3.
Zog i vogël
më nuk priti,
fluturoi
në xham trokiti:
“Vogëlush,
mos
rri, dil, shpejt!
Në oborr
“gjyshi” të pret!”
“Nipi” doli,
hop, përjashta,
por me shall,
kapuç, dorashka.
Se për gjyshin
kishte mall!..
(dhe pse gjyshi
plak i bardhë…)
Gjyshi tha:
“Do akullore,
a pëlqen
ca
topa bore?”
“Pse,
ti, gjysh
bëhesh
si unë,
apo
nipin
e
do shumë?!”
Gjysh
qesh,
i
hedh ca borë…
“Forca,
nipçe,
hyr
në lojë!”
Gjuan
nipi,
gjyshi
pret
si
portjer
i
vërtetë.
“Gjuaj,
gjysh
ke
radhën ti..”
Gjyshi
qesh
si
çilimi...
Bën
një top,
gjuan
lehtë,
dhembje
nipi
të
mos ketë.
“Mos
më mbaj
gjysh
me hatër,
do
të vë
notën
“katër”!
Më
fort gjuaj,
gjysh,
më fort!..”
Zemra,
gjyshit,
s’i
bën dot!..
Më
pas nipin
kap
për dore,
si
një gjysh
e
plak prej bore…
Shkodër,
nëntor, 2014
No comments:
Post a Comment