Xhahid
Bushati
Drita e
xixëllonjës
-përrallë-
Ora e shëtitjes erdhi edhe për
Xixëllonjën e vogël. Ajo doli nga guva dhe fap-fap ndezi fenerin.
Xixë-xixa nisi të shëtiste e të
ndriçonte me fenerin e saj hapësirat e pyllit. Në këtë orë pylli po flinte. Në
këtë orë nata i falte qetësi pyllit. Veç një fllad i lehtë rrinte zgjuar dhe
herë pas here, si lozonjar që ishte, i trembte dritën xixëllonjës. Xixa qeshte
me flladin naiv. Ajo vazhdonte shëtitjen në pyll, pa trazuar gjumin luleve,
gjetheve e zogjve.
Kur
po i afrohej një shelgu lotues, papritur dëgjoi një zë të dobët, që i tha:
- Të lutem, më ndihmo!
Xixëllonja u tremb. Ndezi e fiku
fenerin disa herë. U afrua. Ishte një rrëkezë e vogël që zhurmëronte pa pushim.
Xixa e pyeti:
- Përse nuk fle?!
- Nuk mund të fle, se i kam dhënë
fjalën një fidani gjelbërosh. Ai më pret sonte. Ai ka etje. Do të rritet. Kurse
unë... u bëra vonë se humba rrugën, nga
që nata, sonte, erdhi pa yje e pa hënë. Më ndihmo, të mbaj premtimin!
- Po, - tha Xixëllonja dhe i ndriçoi
rrugëzën rrëkesë së vogël.
- Drita jote qenka e çuditshme dhe
magjike. Ajo m’i largoi edhe lotët nga sytë e mi, - tha rrëkeza, që udhëtonte e
udhëtonte pa pushim.
- Vogëlushja-rrëkezë, drita ime
është e zakonshme. Ajo kurrë nuk shuhet e kurrë nuk zbehet, sepse nuk e mbaj
për vete, por, për të ndriçuar e dritësuar të tjerët, - tha xixa dhe vazhduan
udhën...
- Me dritën tënde, unë arrij te
fidani në orarin e caktuar, ashtu siç i kam premtuar. Sepse, edhe pse e vogël,
drita jote Xixëllonjë është e vërtetë! – foli rrëkeza, që nuk ecte, por kësaj
nate vraponte...
Shkodër, tetor,
2014
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310