Xhahid Bushati
Tri poezi për parashkollorë
Kur
vjen nata…
Kur
vjen nata
fle një çerdhe,
nuk fle fjala:
PËRKËDHELJE!..
Kur
fryn puhiza...
Fryn
puhiza
lehtë-lehtë,
kërkon
gjyshja
shall
të leshtë.
Piktori i përrallës
Qiellit, xha Ylberi,
ngjyra, shpesh, i fal...
Thotë: “Bëhem piktor,
vetëm në përrallë...”
Shkodër,
tetor, 2014
No comments:
Post a Comment