Xhahid Bushati
Hëna
më buzëqesh...
-poemth-
1.
Hëna
shëtit sonte
si
dritë nëpër pyll,
fshihet
pas një dege
e
ngjan si një yll.
Ylli
kërkon yje
erdhën
radhë-radhë…,
u
çudit dhe pylli,
kaq
shumë s’kishte parë…
“Sikur…
t’i numëroj” -
tha
i vogli pyll.
Nga
që i ngatërroi,
u
kthye në yll…
2.
Si
një kureshtare,
syçkat,
ku s’i hedhë...,
hëna,
si çapkëne
mana
toke ‘mbledhë’...
Ndoshta
arush Pipit
do
t’ia bëj dhuratë…,
(por…
është në gjumë,
tani
është natë...!)
Hëna
e palodhur
mbledh
e rend si era,
një
shportëz prej hëne
seç
ia lë te dera…
3.
Rend
porsi një ketër,
fshihet
pas një pishe,
e
pyet sygjelbra:
‘Boçe,
ti ku ishe?!..
Përse,
kështu, bijë?!..
Sikur…
u vonove,
gjumë
s’vura në sy,
pakëz
më shqetësove…’
Hëna
buzëqeshi…
pishës
i fal dritë…
‘Sikur
do t’i thotë:
Mami,
unë jam rrit!’
4.
Ec,
e shëtit hëna,
pas
një dege fshihet,
ngjan,
ajo, si fletëz,
si
një fletëz dridhet...
Dhe
pret hëna-fletëz
mos
vjen ndonjë zog…,
ti
bëhet folezë,
por
askush s’vjen dot…
është
tepër vonë,
pylli
është në gjumë…
Hëna
i thotë fletës:
“Të
mos bëjmë zhurmë!”
5.
Shëtit
e hedh dritë,
ndalet
te një plep,
fshihet
pas një dege
e
ngjan si një sqep.
“Dua
të jem zog
dhe
të fluturoj…
pyllit
t’i jap jetë
dhe
të cicëroj…”
Kështu
foli hëna,
kur
dëgjoi një zë:
“O
zog, mirë se erdhe!
Sa
vonë?!.. Tani fle!”
6.
Shëtit
e nuk lodhet,
ndrit,
e nuk njeh zbehje,
fshihet
pas një dege
e
ngjan si një çerdhe.
“Çerdhe,
o moj çerdhe,
që
mban emrin hënë,
po
s’të erdhi zogu,
ti
nuk quhesh Nënë!”
E
hëna gjithë natën
agun
zgjuar priti…,
tok
me cicërimën
një
zog tak!- trokiti…
“Erdha,
erdha nënë,
Po
ku ishe mbrëmë?!”
Çerdhja-hënë
në heshtje
i
fali buzëqeshje.
7.
Hënën
nga dritarja
në
çdo çast e ndjek,
ajo...
më afrohet
dhe
më....buzëqesh.
Dhe…
i buzëqesh.
Më
fal dritë në heshtje…
“Unë
nuk mund të fle
pa
këtë buzëqeshje…”
Hëna
mbeti hënë,
u
bë e vërtetë
gjatë
udhëtimit,
Hëna,
Hëna-Jetë!..
Shkodër,
tetor, 2014
No comments:
Post a Comment