Rubrika: Udhëkryq
Xhahid Bushati
Djali i pafaj
1.
Një
djali të vogël, djali të pafaj,
një
pikë lot në faqe i fali babai…
E
kish tjetërsuar, ah! – kjo politika,
në
shtëpi shëtisnin heshtja edhe frika.
2.
“Babi,
ti më thua: - Të kam dritë e xhan!”
Po
pse politika të bëka luan?..
Gjen
ca fjalë shqipe, edhe ca të huaja,
në
shtëpi nis zhurmën, vjen më pas rrëmuja.
Shan
e na kërcënon, hip mbi tavolinë,
Babi,
parlament, mos e kthe shtëpinë!
3.
“Babi,
shpesh më thua: - Si ti nuk kam tjetër!”
Po
pse politika, ty të bëka dhelpër?..
Gjen
ca fjalë nga pylli, e mirë i nuhat,
në
mëngjes flet ndryshe, ndryshe flet në darkë.
4.
“Babi,
shpesh më thua: - Rri urtë, bëhu qiqër!”
Po
pse politika, ty të bëka tigër?..
Ulërin,
më tremb, nuk di se ku shkon,
pastaj
dhëmbët nxjerr, dhe nis e… kafshon!
Bëhesh
derr i egër, tigër-luan bashkë!
Të
flet dhelpërakja, mos më lë, ti jashtë!..
“Babi
të kam dritë, të kam xhan dhe mik,
Mos
e kthe shtëpinë, në kopsht zoologjik!”
5.
Babi
rri xhindosur, dhe nuk mbahet dot,
Syri
i fëmijës mbush një det me lot…
Loti
pikë, pikë… bie përmbi faqe,
Në
çdo pikë loti çel një manushaqe…
Pyeti
babai: -Vallë, si erdhët, si?!..
‘Çelëm,
sepse djali kërkon DASHURI!’
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310