Xhahid Bushati
L e t ë r
Ty, o njeri, që
mbarte një emër fisnik: Grua,
Ty, o njeri, që
mbarte një emër të shtrenjtë: Nënë,
Ty, o njeri, që
mbarte një emër të bukur e të pastër: Edlira!
Ngjarje të tilla janë të rrallëshme,
si kjo që ndodhi pak ditë më parë: ‘Një grua vret tre fëmijët e saj: Simonën,
Keisin dhe Sidnin. I vret përmes lumit të gjakut dhe tehut të frikshëm e
tragjik të thikës. Pastaj i vendos pranë e pranë në shtratin bashkëshortor, që
më vonë u kthye në bashkëmortor.’ Pa amanete të vërteta mëmësie e pa amanete të
vërteta fëmijërie. Për drama të tilla ndien dhembje dhe globi. Një dhembje që
për plagë ka dhe ndien dhembje!..
Nëna, vetë nëna i vështron vdekshëm
ato fëmijë që i mbajti me radhë 9-muaj në bark e “bisedoi” me to siç bisedon
nëna me krijesën e saj të pritshme, të çmueshme e ëndërruese. (Krijesa e katërt
i vdiq në vdekshmërinë e saj.) I vështron vdekshëm, sepse akti i saj ka bërë që
të vdesin: lodrat, fëmijëria, të qeshurat, bisedat, dashuria, mëmësia,
vajzëria, ëndrrat, e ardhmja… Po, kanë vdekur dhe kujtimet. O Zot! Asnjë stinë
nuk troket më në këtë derë, për të sjellë ngjyra e dashuri jete. Tani troket
shiu i pikëllimit në vetminë e një nëne. Troket shiu i fytyrmërzitjes së ndonjë
të afërmi apo dashamiri. Tani troket vetëm Stina e Vdekjes. Mbi shtratin mortor
bien vetëm: lule gjëme, lule lotësh, lule kobi, lule mënxyre, lulecoprakujtimesh,
lulezeza… Eh, sa lulezeza!.. Vetëm lulezeza!.. Mos o, Zot, lule hakmarrjesh!..
Ky akt nëne është gjurmëlënie e
padëshiruar dhe e padëgjuar në jetën e nënave, në jetën e fëmijëve, në jetën e
shoqërisë. Të gjithë kanë veshur kostumin e mërzitjes dhe të dëshpërimit. Në
memorie: ngjarja rri si një arkivol. Sa mirë do të ishte ta shërojmë këtë plagë
të vjetër po aq e vjetër sa njerëzimi. Plagë, kur shfaqet ajo, na rikujton se
kemi shumë rrugë për të bërë për ta jetuar Jetën në mënyrë dinjitoze. Retë e
pritjes bëhen edhe më të mëdha, sa në ngrysjen e tyre të plumbtë fshein diellin
e shpresës.
Kjo ngjarje lë gjurmë edhe në jetën
e një shoqërie tjetër, e cila është sa afër aq dhe larg. Me të na ndan një det,
që quhet Adriatik. Dy brigjet e këtij deti më shumë se vizitorët, diplomatët,
investitorët, etj., kredencialet i ka Mafia. Ajo ka bërë dhe vazhdon të bëjë
pis e ta ndot çdo ditë kaltërsinë Adriatikut e të largojë brigjet nga
njëri-tjetri. Këtë kaltërsi detit ia ka dhënë Zoti. Po ja që, kjo kaltërsi që
të mrekullon, njeriu me vese ka vendosur ta asgjësojë, ta shkretojë. Ruajna, o Zot, ndërgjegjes
dhe mentalitetit të këtij njeriu primitiv! Pikërisht, në atë anë të bregut,
jeton shoqëria italiane. Një ditë, ku ti, Edlirë udhëtove me plot shpresa e
ëndrra drejt Parajsës, por gjete dhe u mbulove nga Ferri. Dhe, besoj, se ti
rrugës ujore, më parë se të arrije në atë tokë të premtuar, e takove Ferrin. E
kam fjalën për kanalin e Otrantos. Ende edhe sot e kësaj dite si në një kor
antik dëgjohen zërat e shpitrave demokratik njerëzor të shqiptarëve. Në
memorien e detit, kjo ngjarje e dhimbshme mbetet një tragjedi, ku ende kërkohet
autori dhe regjisori i pjesës. Dhe, besoj, se e kupton, i dashur lexues, pse është
më i gjallë se kurrë Dante Aligeri. Është pak për të një monument, po aq pak është
edhe mermeri i Pavdekësisë së tij…
Kjo ngjarje tragjike ndodhi në atë
breg, ku Edlira i kalonte ditët dhe netët në vetmi, përmes shiut të lotëve, pa
mundur të kapërcejë kodrat e dëshpërimit. Kjo ngjarje tragjike ndodhi në atë
breg, ku ditët e netët i kalonte barkthatë, pa shpresë, pa ndihmë, ku tri
vajzat i ushqente me lotët e saj. Edhe lotët ia kishin vrarë! Derisa erdhi një
moment, kur zëri i shpirtit po shuhej, ajo gjeti të vetmen mënyrë të
“konsultohej” me veprat e Oriana Fallaçit. Mbase ajo nuk e dinte, por kjo
autore me stilin e saj, shpesh meditativ, letërsisë dhe njerëzimit i dha
fushëpamjen e dilemave të shpirtit, të psikikës njerëzore e të marrëdhënies me
ekzistencën e jetës.
Kjo ngjarje e ndodhur në atë breg erdhi si një
mandatë tronditëse edhe në bregun tonë. Se brigjet marrin dhe japin: lajme të
mira e lajme të këqija, fjalë të bukura e buzëqeshje të shtirura, përulësi e
shitje shpirti, tregtarë flamujsh e racizëm, statistika zhgënjyese e
mosbesuese, prostituta e drogë, kavalierë e kodoshë, kumarxhinj e fatzinj, … Se
brigjet marrin dhe japin pak si rrallë: emra të shquar që lartësojnë kombin, standarte
ekonomike e kulturore, mentalitet të ri dhe bashkëkohësi, akt besimi dhe
dinjitet, prosperitet dhe integrim, respekt dhe vlerë… Ah, Shqipëria ime, po
s’i pate këto, nuk do të bësh kurrë epokë!.. Ah, Shqipëria ime!..
Akti i kësaj nëne të dëshpëruar,
viktimë e realiteteve (akt që kurrë nuk e pranoj dhe jam totalisht kundër)
përfshiu dy anët e brigjeve dhe ngriti shumë dallgë. Por brigjet nuk kishin
duar, e lanë nënën të vetmuar në mëshirën e dallgëve të egra të Adriatikut. Dhe
dallgët e mbështollën egërsisht e pabesisht, e flakën tej në humnerën e
harrimit, si të mos ishte krijesë njerëzore që riprodhonte jetën. E ajo sikur e
‘paditi’, e gjakoi atë me thikë, gjakoi të ardhmen e jetës. Medet!..
Kur flasim për akte të tilla, që
janë të rrallëshme ashtu siç e thashë edhe në fillesën e kësaj letre, na vijnë
si pakuptuar, si një mosharrim sa e sa vepra artistike që janë krijuar në
shekuj e, që janë kryesisht tragjedi. Dikush, e kjo është media, si gjithnjë e
para, pranë emrit Edlirë vë personazhin Medea. Dikush, e kjo përsëri është
media, si gjithnjë e para, pranë emrit Edlirë vë personazhin Ledi Makbeth. Mos
vallë po përsëritet historia?.. Vallë (nuk e dëshiroj kurrë) dikush… sikur të
ngrihet e të thotë: Në shoqërinë e dy brigjeve, mos po lulëzon tragjedia e
familjes, e asaj familje që e duam sa shpirti, që na dhemb sa zemra, që duam ta
jetojmë sa sytë e ballit? E pas kësaj thënie, rendin projekte fitimprurëse,
rendin para, rendin pazare e rendin allishverishe… Buzëqeshje miqësish! E pse
jo dashuri evropiane!.. Ndërsa me familjen si personazh luhet tragjedia e
radhës… Vallë (nuk e dëshiroj kurrë) dikush… sikur të ngrihet e të thotë: Ky
akt mund të jetë një subjekt i njëjtë për t’u vënë e për t’u interpretuar në të
njëjtën kohë në të dy teatrot?.. Asesi: jo! S’dua të
ndodh!..
Po të ndodh… vetë njerëzimi do ta pësojë i pari. Ai do të jetë regjisori dhe personazhi
tragji-komik i kësaj tragjedie. Është lodhur nga morti njerëzimi!..
Po.., ç’po ndodh atëhere?.. Çfarë
duhet të korrigjojë Shoqëria? Është e shtrenjtë familja, po ajo është
shkatërruar… Prapë nuk është vonë për ta ndreqim. Ta ndreqim! Brezat do të na
jenë mirënjohës. Është i shtrenjtë virtyti, po ai ka humbur... Kurrë nuk është
vonë ta përqafojmë, ta zbatojmë, ta shpirtëzojmë e ta dashurojmë. Është e
shtrenjtë Jeta. Ta duam! Ta duam! Ta duam! Vetëm atëhere tragjeditë do të jenë
relikte të muzeve, me mbishkrimin: ‘Na ishte një herë… Kjo nuk do të përsëritet
më… I takon së kaluarës…”
Por i dashur lexues i kësaj letre,
nuk dua të ndodh që e Kaluara t’i ngjaj një shalli. E dikush me emër, pa emër a
që kërkon emër, apo segmente të caktuara të një shoqërie, kërkojnë ta vendosin mbi supe a mbi kostumin
firmato… Mos harroni: tragjedia do të përsëritet!.. E përsëritja sjell vdekjen
e njerëzimit.
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310
Emri im është Joana Berankis dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij në shpëtimin e marrëdhënies sime. I dashuri më la sepse isha i matur dhe e kam luftuar disa herë për shkak të pasigurisë, duke mos e parë kurrë pranë asnjë zonje tjetër. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
ReplyDeletedawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159