Xhahid Bushati
-Reflekse nga krijimtaria poetike
e poetit nga Kosova,
Gani Xhafolli-
1
Natyra krijuese,
formulimi i tekstit, shtresat kuptimore të nëntekstit, sistemi figurativ e
metrik; veçanërisht mënyra e paraqitjes grafike e krijimit, e bëjnë Gani
Xhafollin një model poetik, që në procesin krijues tenton gjithnjë t’u ik disa
formateve të njohura që e kanë bashkëshoqëruar gjatë poezinë për fëmijë.
Ndonëse, duhet thënë se, disa reminishenca të këtyre formateve, jetojnë ende
sot në krijimtarinë e disa autorëve. Kjo është arsyeja se, mbetet ende problem i hapur dhe i pastudiuar raporti i
poezisë për fëmijë me traditën e saj të hershme dhe atë të mëvonshme. Mund të
jetë edhe një tezë e tillë si kjo: Pse disa krijues të një brezi i kthejnë sytë
nga tradita dhe i mbeten besnikë asaj, duke humbur deri diku marrëdhëniet me
realitetin ekzistues dhe problematikat reale të gjeneratës së fëmijëve, të
cilët, ashtu në mënyrë fëmijërore ndërtojnë e krijojnë botën e tyre, shëtisin
në të e ëndërrojnë për të? Kurse Gani
Xhafolli: “..., si për kualitetet që sjell, tematikën dhe vlerat ideo-estetike,
arrin që edhe njëherë ta vë në dyshim konceptin (tradicional, nënvizimi im, Xh.
B.) “poezi për fëmijë”. ... Vjersha e Gani Xhafollit si veçori dalluese e ka
ndërtimin e teksturës poetike pa shabllonet përkatëse që i ndeshim rëndom te
vjershat që i dedikohen lexuesit të vogël.[1]
Më tej duke vazhduar për krijimtarinë e autorit, thuhet: “Teknika e modalitetit
të rrëfimit i përmbys konvencat e narracionit tradicional, duke krijuar një tip
të modelimit të ndërlikuar me tablo fantastike të realizmit magjik, ku realja
dhe irrealja shkrihen në një figurë kozmike që ëndërruesi bën përpjekje të
mbiçuditshme për ta bërë të pamundshën, duke kaluar përtej kufirit të kohës në
pyllin e tropeve.”[2]
Gani Xhafolli, si poet i letërsisë shqipe për
fëmijë e të rinj, të fton për një “bashkëbisedim” të mëtejshëm për udhën e tij
poetike që ka zgjedhur. Në fakt, të bën përshtypje e të thërret kjo udhë... Aq
sa tek unë, prej kohësh ka lënë shenjë për t’u hulumtuar e për t’u studiuar.
Kështu, në këto vrojtime si pikënisje zunë vend fjalët e një studiuesi, që
thoshte: “..., më kishte tunduar prej kohësh misteri që fshihej pas imazheve
poetike...”[3] Dhe kjo
është një e vërtetë.
Në
udhën e këtij “bashkëbisedimi” tërheq vëmendjen së pari, akti i tij i krijimit.
Këtë fenomen një studiues e ka shprehur në këtë mënyrë: “Janë të rrallë
krijuesit si Gani Xhafolli, që e shohin krijimtarinë letrare si një akt i
skajshëm individual, i cili dhe nuk do me thënë të ketë mbështetje në një
paratekst a në një traditë shkrimore.”[4]
Dhe
shtysa tjetër e këtij “bashkëbisedimi” është se: “Studimi i imazhit poetik prek
qendrën e krijimtarisë poetike dhe të veçanësisë së gjuhës poetike.”[5]
Dhe më tej... po ky studiues vazhdon e thotë: “Kësisoj ajo (poezia e Gani
Xhafollit, - nënvizimi im, Xh. B.) krijon lidhje, pranëvënie, bashkime të
pazakonta, të befta, të habitshme, duke vënë në lëvizje imagjinatën tonë për
t’i parë gjërat nën një dritë a këndvështrim të ri. Falë këtij procedimi,
lindin apo krijohen imazhet poetike, pa të cilat nuk mund të përfytyrohet
poezia si e tillë.[6]
Vrojtimet,
konstatimet dhe perceptimet tona arrijmë në përfundimin se, që në librin e parë
talenti i tij ka vënë disa pika mbi i,
të cilat kanë vijëzuar disa veçori në
individualitetin e tij poetik. Librat e tjerë që botoi më pas poeti, si në
fushën e poezisë, ashtu edhe të prozës së gjatë; kanë ardhur duke thelluar e
pasuruar mëvetësinë poetike dhe theksuar më tej origjinalitetin e tij.
Të gjitha këto vlera
autori i ka arritur sepse: “E para, ajo (poezia, - nënvizimi im Xh. B.) është e
çliruar nga barra e stërmundishme e didaktizmit dhe nga moralizimet e këshillat
kaherë të demoduara... E dyta, qasja nga një kënd krejt i veçantë botës së fëmijës
dhe përpjekja për të shqiptuar e zbërthyer atë me një gjuhë specifike dhe e treta
– është gjithsesi më i vëni re, shenja karakteristike e formës, që e shquan
sidomos veprën e tij poetike – vula e mvetësisë.[7]
Një
dukuri e tillë të krijon bindje kur përballesh me konfiguracionin poetik që, në
të shumtën e rasteve është sa i befasishëm aq i çuditshëm, edhe pse mund të
lodh së menduari e të hutojë ndoca gjatë komunikimit me tekstin poetik,
veçanërisht në aspektin formal e grafik.
Në
vështrimin tipologjik të krijimtarisë poetike të Gani Xhafollit spikasin disa
koncepte estetike e udhërrëfyese, tipare
e cilësi, marrëdhënie me vetveten, letërsinë e më gjerë, për të arritur në një
konklozion: për dhe me jetën që e jeton. Të gjitha këto autori i ka paraprirë
dhe i ka pasqyruar dukshëm në një poezi
kushtuar vetes[8] edhe në
një intervistë[9] të dhënë
para disa kohësh, për të cilat e shohim të udhës të flasim më gjerë.
Autoportretin
(poetik) e ndërton përmes enumeracionit, ku në themel ka vendosur zemrën e tij.
Ajo flet me lexuesin, rreh për lexuesin dhe ëndërron me dhe për lexuesin . Unë
do ta quaja: Univers. Por dhe vetë ndërtimi i enumeracionit që procedon në këtë
poezi konfiguron në vetvete një Univers. Ata nuk janë të shkëputur, por marrin
e japin me njëri-tjetrin. I dyti, ndonëse paraqitet me një shumanshmërinë
autoriale merr “jetë” nga i pari.
Më
konkretisht. Plani i parë i autoportretit është: Zemra me plot dritare, unaza,
oqeane e ajër. Ndërsa plani i dytë i autoportretit është: Zemra plot diell,
dete, zogj, rrugë, pemë, lule, dashuri, bletë, këngë. Këto dy plane duhen parë
në vijimësi dhe shkrirje harmonike të
njëri-tjetrit. Por duhen parë edhe si dukuri motivesh e ‘stacione frymëzimi” që
i gjejmë të reflektuara në korpusin poetik të autorit.
Të
gjitha këto nocione që shprehin thellësi, dritë, rrugëtim, lëvizje, hapësirë,
ngjyrë fokusohen te Zemra e poetit që në finale mbart dashuri e asnjëherë
(asnjë miligram) urrejtje.
Biografia
poetike e Gani Xhafollit plotësohet në mënyrë më të plotë edhe me këtë fragment
interviste që kam zgjedhur. Autori thotë: “Unë jam shkrimtar i eksperimenteve.
Arti është e bukura e fjalës dhe e metaforës. Është e fshehura magjike e
imagjinatës, me shumë tinguj dhe ngjyra. ... Mendoj se proza dhe poezia për
fëmijë është në krizë. E pse e them këtë? Sepse gjenerata e vjetër po plaket...
E një gjeneratë e re dhe avangarde mungon. Ndërsa një pjesë tjetër e gjeneratës
është lodhur...
...
E arti kërkon ngjyra dhe figura
moderne dhe urbane. Dihet se arti plaket si pemët. Edhe përrallat duhet të
vishen me kostume dhe këpucë të reja poetike. Lexuesit të vogël i duhet një
imagjinatë supreme me pulla moderne. I duhet loja me figura edhe në prozë edhe
në poezi. ... Letërsia për fëmijë ka vepra të mira, por janë pak. ... Dihet se
shkrimtarë për fëmijë ka shumë pak. Shkrimtarët e mirëfilltë të kësaj letërsie
numërohen me gishta. Kemi vepra shumë të mira, por janë pak. Specifikat e
letërsisë sonë për fëmijë janë temat urbane me një strukturë dhe imagjinatë të
veçantë artistike.
Unë jam shkrimtar i eksperimenteve.
Jam për përmbysje... Guxoj të shkruaj edhe pa fjalë. Proza dhe poezia duhet të
çlirohet prej shablloneve dhe të gjenden forma të reja të shkrimit. Jam për një
poetikë të re dhe një autonomi sovrane. Arti është sintaksë kozmike, kurse
krijuesi është një barometër që parandien ndërrimin e kohës. Prandaj, lirisht
mund të thuhet se arti i shkruar është edhe muzikë... E deri sa është muzikë
mund të bëjmë edhe ndërrime metafizike. Unë shkruaj edhe me shenja të
pikësimit. Shkruaj edhe poezi sinjalistike: vizuale. Mjafton nganjëherë vetëm
dy germa në një faqe. Unë flas vetëm me një mollë dhe me një kaçubë. Unë jam
për një rrugë të re të një poetike jetëgjatë.”
Zgjedhja e kësaj poezie dhe e këtij
fragmenti të intervistës, në tërësinë e tyre na japin të qartë e në mënyrë të
drejtpërdrejtë misionin fisnik të poetit dhe rrëfimin e Ganiut që (Unë Jam – ku
evidentohet grafika e shkronjës së madhe), si dhe gjen mishërim palca e
krijimtarisë së tij poetike. Kjo mënyrë paraqitjeje që i ngjan një
parathënieje, nuk është asgjë tjetër veç autostrada e komunikimit të tij me
lexuesin e vogël.
Krijimi letrar i Gani Xhafollit
(poezia për të cilën po merremi e po flasim) është refleks i të shprehurit të
botës së tij të brendshme. Arrin ta dëshmojë mëvetësinë e tij përmes kundrimit
të vëmendshëm të objektit: herë si akt individual, herë si akt në marrëdhënie
me të tjerët. Ngjyra, loja dhe fantazia bashkërendohen në këtë akt. Është kjo
arsyeja “që në poezinë e vet ka krijuar e formuar sferën poetike e tematike,
veçoritë esenciale individuale që e shquajnë atë në kuadër të një kohe, të një
gjenerate apo të një orientimi poetik të shkrimit”.[10]
Në vazhdim të qasjes së
individualitetit si proces krijues, studiuesi Prend Buzhala është i mendimit se
ai (Gani Xhafolli, - nënvizimi im Xh. B.) “... riaktivizon një poetikë të tërë
të një mozaiku dinamik. Është kjo, një poetikë grafemash, është semantizimi i
tipave të ndryshëm të shkronjave të shtypit, janë ndërthurja e procedimorit të
sekuencave tekstore dhe krijimi i lojës së fragmenteve.” [11]
Nocionet e lartpërmendura, si:
poetika e grafemave, semantizimi, sekuencat teksture, loja e fragmenteve...
etj., që shfaqen si shenja e në mënyra të larmishme, kanë vendqëndrimet e
njëkohësisht rrjedhat e komunikimit mes tyre në krijimet e tij poetike, të
cilat janë elementë të domosdoshëm e përbërës. Ata formojnë tablo apo tabloide,
të cilat studiuesi Prend Buzhala i quan me të drejtë: ‘mozaiku dinamik’.
Poezia e Xhafollit e ka një mënyrë
shpalosjeje të këtij ‘mozaiku’.
Udhëtimi
i saj paraqitet drejt këtyre modelimeve:
*Drejt
mundësisë së nisjes të krijimit.
*Drejt
një fabule të mirëfilltë.
*Drejt
një fabule në trajtë mozaiku.
*Drejt
një meditimi a përsiatjeje brenda “folesë” të lirikës së peizazhit.
Kjo
mënyrë shpalosjeje bën që “Imazhet artikulohen sipas një alfabeti që
s’shkruhet, sipas një sintakse që s’dihet. Imazhet s’përkthehen. Perceptohen.”[12]
Po sjellim tre shembuj:
Dora i duhet Diellit
Lules i mungon
dora e majtë
Një bombë e zezë
ia këputi
Nganjëherë shkon
te kroi
Mos po e gjen në
pyll
Ndonjë copë të
gishtit
Shpeshherë loton
tek një kaçubë
Kujtimet i
mbulon loti.
Një ëndërr i tha
një natë
Dora jote e vogël
Do të bëhet lule e kaltër
I duhet diellit dhe hënës.
Nisja, që në titullin
e krijimit, bëhet përmes një aliteracioni. Vargjet në vazhdim bëhen formuluese
drejt një fabule të mirëfilltë. Po këtë nisje ngjashmërie ka dhe rrëfimi. Një
rrëfim tregimtar, i cili bëhet në vetën e tretë, e ku autori nuk merr
pjesë.
Poezia ka një komunikim të drejtpërdrejtë, ku
tragjikja shfaqet në plan të parë dhe bën kontrast me emrin e personazhit, që
quhet Lule. Ndërsa Lulen e rrethojnë kujtimet që kanë formën e lotit, e rrethon
fëmijëria që ka ngjyrën e përrallës.
Në strofën e dytë autori me mjeshtri i ka “ikur” fabulës e rrëfimit
tregimtar, dhe preferon udhën e meditimit duke i ofruar moshës së personazhit
ëndrrën (në fakt jetën), lulen e kaltër (përkon me emrin), diellin dhe hënën si
figura me përmasa universale, ku i pari mbart ngrohtësi e jetë, ndërsa e dyta
magji dhe bukuri hyjnore.
Ngjyra përrallore, që tashmë e rrethon Lulen,
vjen si qetësim dhe antipod i gjendjes dramatike, të trishtuar, tashmë të
njohur në strofën e parë, aty, ku fabula sapo ka nisur të marrë jetë e që Lulja
kërkon JETË.
“Lehtë mund të ngatërrohem me diell”
Nëse hëna ma
kërkon gjyshin
Lehtë mund të
grindem me hënën
Nëse dielli ma
kërkon gjyshen
Lehtë mund të ngatërrohem me
diellin.
..............................................................
Vargjet e mësipërme flasin për një
tjetër shprehësi. Kësaj here përsiatja bëhet brenda “folesë” së lirikës së
peizazhit. Në këtë rast loja e figurave arrin të krijojë të njëjtën tipologji
artistike përrallore.
Një
dallëndyshe tjetër zbriti mbi një pikë [13]
Një natë mbi një vjershë
zbriti një dallëndyshe
e nisi çerdhen me lule.
prej vargu në varg fluturoi
hapi shumë dritare nëpër
folje
e thirri diellin dhe hënën
në një guaskë të argjendtë
pi ujë
një dallëndyshe tjetër
zbriti
mbi një pikë
më doli gjumi në vendlindje.
Teksti
i ofruar nga poeti Gani Xhafolli na kujton ca imazhe të një natyre filmi. Një
perceptim i tillë ruan “sekuenca tekstore”, ku shpërfaqet loja me elementet e
saj sa konkrete aq dhe abstrakte. Nuk mungon imagjinata që, në të shumtën e
herës vjen nga mosha e fëmijërisë, “bisedon” me të dhe nisen drejt një udhe të
pafund... për t’u kthyer përsëri në vendlindje. Gjithsesi, në këtë
“bashkëbisedim” vendlindja ruan dashurinë e parë.
Ndërsa
në poezinë “Hëna vizaton lule”, është fëmijëria ajo, që mbart lojën dhe mallin
e poetit. Grupimet e fjalëve pozicionohen në një mënyrë të tillë sa ruajnë
konotacione dhe asonanca që në thelb mbartin
ndërlidhje të logjikshme në mes tyre. Si për shembull: përrallat –
gjyshja, pylli – zogjtë, molla – motra, etj.
Poezia
është ndërtuar në vetën e parë. Mënyra e të rrëfyerit është: magjike. Modelimi
i ndërtimit të kujtimeve na sjell në mendje formulat hyrëse - natyrë e
përrallave tona popullore.
Kumti
poetik i poetit është fëmijëria. Në fëmijërinë e tij është shpirti i poetit. E
në shpirtin e poetit është fëmijëria e tij.
Përmes
magjisë së hënës, fëmijëria merr vlerat e një ikone të shenjtë, të paprekshme,
të papërsëritshme e të përjetshme. Në
këtë poezi, poeti kështu e percepton dhe e bën të jetojë fëmijërinë e tij.
2
Krijimtaria e Ganiut e ka një ndryshe
në poezinë e tij dhe në procesin krijues. Ajo, sikur, “përqendrohet” në
thyerjen e disa klisheve letrare që e kanë zënë për fyti, edhe aktualisht, pra,
jetojnë në poezinë fëmijërore. Po përmend: prapa kohësinë (në pikëpamje të
mendësisë) që ende i kanë rrënjët e forta, e cila nuk kupton ende ardhjen e realitetit
ekzistues me problematikat e reja të gjeneratës së fëmijëve. Fatkeqësisht një
pjesë e poetëve ende ngrohen
në këto rroba të vjetra, në një kohë që realitetet e reja të ftojnë për më shumë
bashkëkohësi, imagjinatë, gjetje interesante, të papritura të këndshme, për më
shumë humor, fantashkencë, për më shumë larmi komunikimi e rrezatime të
figuracionit letrar, etj.
Kritika letrare është marrë me
zbërthimin e kodit poetik të poezisë së Xhafollit. E ka quajtur me termin: modern.
Ndërsa ai vetes, gjatë një interviste të dhënë kohë më parë, ka pranuar t’i
thotë vetes: shkrimtar i eksperimenteve , dhe sjell si shembull sintagma të
tilla: “Mjafton nganjëherë vetëm dy germa në një faqe. Unë flas vetëm me një
mollë dhe me një kaçubë”.
Eksperimentin poetik Ganiu kërkon
ta shenjojë
dhe e shenjon atë te vendosja e figurës dhe bukuria e fjalës, te
shpirti i metaforës dhe fshehtësia magjike e saj, te imagjinata largpamëse dhe
vezullimi i ngjyrave, i tingujve, i zanoreve, i shenjave të pikësimit; te e
pabesueshmja dhe e besueshmja
njëkohësisht.
Duke
pranuar atë vështrim të kritikës letrare ndaj krijimtarisë së Gani Xhafollit
dhe, duke iu referuar e besuar mendimit të tij që cituam më sipër, gjykojmë që
poezia e këtij poeti udhëton dhe “kontrollohet” drejt parametrave imazho –
figurativë.
Për ilustrim kemi zgjedhur poezinë: “A fluturojnë gjyshet”
Lisi
më ka thënë
Në hënë ka gjithçka
Nuk di a ka djem
Dhe vajza
????????????????
nuk e di a ka gjyshe
që fluturojnë
????????????????
Flutura më ka thënë
Në hënë flasin zogjtë.
Nuk dua të ndalem në shqyrtimin
grafik të poezisë. Më tërheq vëmendjen prania e hënës, me plot pikëpyetje e të panjohura. Prania e
saj si element përrallor. Komunikimi i parë bëhet me lisin. I beson këtij
komunikimi. Se afron largësinë.
Në
përfytyrimin e fëmijës ky komunikim ruan marrëdhëniet e një magjie përrallore.
E magjia udhëton në fluturimet e gjysheve dhe të zogjve që flasin. Animizimi
është i mirë pranuar dhe përligjet në gjininë që i referohet, siç është ai i
përrallës. Kjo është arsyeja që këto figura të çuditshme në pamje të parë,
fitojnë konkretësi reale, kur mendon se hëna është një planet me shumë të
panjohura, madje ajo vetë ngjan si përrallë. Ndërsa po ta shikojmë në rrafshin
artistik, ajo është një ëndërr e bukur e fantazisë fëmijërore. Në këtë “bashkë-dialogë”
përrallor, është ngjyra ajo që me raportet e saj fiton një dallueshmëri të
veçantë. Dhe veçantia qëndron në atë se: “... ngjyrat në kodin poetik i
shtrohen një rikuptimësimi, një risemantizimi estetik, ...”[14]
3
Në
të shumtën e rasteve poezitë e Gani Xhafollit ruajnë konkretësi, raporti i
reales me irealen ka fytyrën inkandeshente. Por nganjëherë “humbasin
ekuilibrin” poetik e estetik dhe bëhen fluid e të tejskajshëm. Mendojmë që
humbet në një farë mase konkretësia, aq e domosdoshme për fëmijët. Për të mos
ndodhur një fenomen i tillë, do një përkujdesje nga ana e autorit, ndryshe nuk
mund të flasim për gjetje adrese të lexuesit të vogël, ndryshe nuk mund të
flasim “për një imazh rruge të re e të një poezie jetëgjatë.” Pra, kërkojmë të
largohet nga një abstragim që nuk mbart themel real, që vihet re në disa figura
poetike, në disa ndërtime të sintaksës poetikë, me gjithë përpjekjet e poetit që
kërkon ta ndriçojë poezinë e tij, shpesh, me lojën formale të figurave brenda
strukturës së krijimit artistik.
Si çdo krijues, edhe poeti Gani
Xhafolli ka një marrëdhënie komunikimi me poezinë, gjini së cilës i është
përkushtuar. Kjo marrëdhënie mbart një drithërimë lirike vetjake. Ajo buron së
brendshmi, ka si emër shpirtin - metaforë të poetit, dhe siç thuhet me të
drejtë “Rrjedha e gjërave jep dashurinë, duke sajuar kështu një kontekst
personal shpirtëror, të shoqëruar me figurën e zgjedhur për fëmijë.”[15] Në këtë kontekst: shfaqjet e saj janë të dukshme e të padukshme. Për
rrjedhojë në laboratorin krijues të
poetit janë të pranishëm: heshtja, dhembja, magjia, të fshehtat, përrallorja,
monologu dhe dialogu i krijuesit, vuajtjet, mundimet dhe madhështia e tij...
Mbi bazën e këtij perceptimi, në çdo varg të poezisë spikat fryma e të
jetuarit. Kjo është arsyeja që në çdo figurë poetike frymon shpirti i poetit;
“mbështetet” ëndrra, dashuria, magjia, spektri i dritës, e besueshmja dhe e
pabesueshmja e poetikës së Gani Xhafollit. Këtu duhet ta kërkojmë vetëdijen dhe
identitetin e poetit, i cili është lidhur pazgjidhshmërisht me vendlindjen. Një
dashuri e tillë shpërfaqet te poezia: “Vëllain
e kam larg”, edhe pse personazh është vëllai i poetit. Ngjyrat lotuese,
dhembja dhe pohimi artistik “enden” mjeshtërisht, teksa vizaton portretin e
heroit kryesor, në të cilën është përmbledhur jeta e tij prej kurbetçiu, që në
çdo moment e ka të shtrenjtë vendlindjen, nuk e harron atë. Mall i përjetshëm.
(Vendlindja është dhe sinonim i Atdheut.)
Pak
flokë i ka mbi kokë
i kanë rënë në Berlin
ujë ka pi shumë pak
në vendlindje.
më ka thënë: në rrugën
“JETOI ME HËNËN”
ëndrrat janë prej bore
dhe akulli.
Atdheun nuk e harron
as ujin
gjithmonë shkon në katund
kur vjen
me lot e lag barin.
Duke
folur për portretin artistik të Ganiut, studiuesi Prend Buzhala prek edhe një
tipar tjetër të rëndësishëm që i jep dimension akoma më kërkues krijimtarisë së
tij: “E, kudo gjatë leximit, do ta
ndjesh se konceptimi i botës së fëmijës do të qëndrojë si mbizotëruese
stilistike e tematike në hapësirat e kësaj lirike.”[16]
Teksa
komunikojmë me poezinë e Ganiut, parapëlqej këtë dukuri ta emërtoj: parakohësia
( si koncept estetik ) që shenjohet brenda kohës së poezisë. Kjo parakohësi
është e lidhur në vazhdimësi me të ardhmen si një proces linear e i pambyllur.
Në këtë kontekst, në qoftë se do të kërkojmë argument për të dhënë një
përcaktim në drejtim të perceptimit dhe pasqyrimit të realitetit, poezia e
krijuar prej poetit na përftohet si imazh
dhe vetëm si imazh.[17]
Sepse studimi dhe shqyrtimi i këtij imazhi poetik te Gani Xhafolli “... prek
epiqendrën e krijimtarisë poetike dhe të veçanësisë së gjuhës poetike.”[18]
Nga ana tjetër vërejmë se, për karakteristikë të imazhit poetik të këtij autori
zë vend edhe thënia e Zhorzh Munenit, i cili thotë: “... është një qark i
shkurtër, i cili bën të përplasen mes tyre fjalët, shpërbën sintaksën dhe
braktisë logjikën.”
Ky
“qark i shkurtër” me përbërësit e saj është pjesë e një marrëdhënieje që krijon
poeti me lexuesin e vogël, marrëdhënie kjo, që priret drejt BASHKËKOHËSISË. Bashkëkohësia e paraqitur
përmes imazheve mbetet një nga vlerat e rëndësishme, mos themelorja e
krijimtarisë së Gani Xhafollit. Kjo ngulitje është “Ajo çka i dallon më
fort poetët, edhe kur i përkasin një epoke a drejtimi të caktuar, është cilësia
e papërsëritshme e un iversit vetjak, që ngrihet mbi përvojën jetësore dhe
ndjeshmërinë individuale, vizionin për botën dhe njeriun. Universi vetjak është
trualli, “Toka e premtuar dhe e begatë ku çdo krijues kultivon “farën e bekuar”
të poezisë dhe imazhet e tij sipas mënyrës së vet.”[19]
Poezia e Ganiut mbart edhe ngjyra përrallore. Tek-tuk e kemi përmendur
gjatë shkrimit, por tani po e trajtojmë si tipar, dhe poezia e tij nuk mund të
kuptohet pa të. Sepse Imazhet poetike janë stolitë më të vyera të thesarit
përrallor që fsheh brenda vetes çdo krijues”[20]
– dhe siç është në rastin tonë poeti i talentuar Gani Xhafolli. Të tilla ngjyra
magjepsëse jetojnë dhe rrezatojnë përmes imazhit.
Të kuptohemi, nuk jetojnë shtresë mbi shtresë, por bashkëjetojnë në raporte
të caktuara, dhe po së bashku i japin imazhit
dritë të re, dritë nga drita përrallore e qëmoçme. Brenda kësaj hapësire lëviz ky modelim poezie,
sigurisht, me nuancat, konotacione e intonacione përkatëse. Lëvizja është e
beftë, por e çuditshme. Kësaj lëvizjeje i jep jetë metafora, jo thjeshtë si
figurë letrare, por si shpirtëzim. Është me interes të hulumtosh nënshtresat e
saj, mikro dhe makro hapësirën e saj. Gjen shpirtin e poetit që i jep shpirt,
frymëmarrje e fantazi çdo fjale dhe detaji në tekstin poetik, i cili është
ndërtuar mbi rrjedhat e ligjërimit, mbi meditimin figurativ që ruajnë me
fanatizëm e besueshmëri sa ngjyrën e figurës poetike aq dhe semantikën e poezisë.
Jo më kot studiuesi Astrit Bishqemi ardhjen e Gani Xhafollit në letërsi e
përcaktonte kështu: “... po trokiste një poet me tipare të reja ideo-tematike e
stilistike, një vëzhgues i hollë i jetës së fëmijëve.”[21]
Poeti Gani Xhafolli e ka interesant këndin
e perceptimit. Tharmi i tij është i shenjtë dhe me këtë shenjtëri “gatuan” poezinë. Shpesh ngjan edhe si
relikte. Po të kërkojmë origjinën a prejardhjen të këtyre relikteve, do ta
gjejmë se “Në vjershat e Gani Xhafollit çdo gjë ka shpirt, ndien e flet”. [22]
Po
të kërkojmë më tej rrugëza të tjera të poetikës së Ganiut, mund të përmendim në
mes të tjerave edhe se E ndërton imazhin
mbi tekstin e ofruar. Në përqasje të kësaj hullie a rrugëze poetike,
studiuesi Xhevat Syla shprehet: “Vargu i tij (Gani Xhafolli, - nënvizimi im,
Xh. B.) ka një thyerje dhe artikulim modern. ... Nganjëherë figurë poetike
është e tërë vjersha, e cila të bëhet se i ngjan një pikture të bukur moderne.”
[23]
Librat për fëmijë të deritanishëm që përbëjnë korpusin poetik të Gani
Xhafollit, ruajnë edhe argumente të
tjera që na i ofron me të drejtë po studiuesi Xhevat Syla, siç janë: “idetë
e mëdha i realizon përmes dromcave që e bëjnë jetën, përmes detajeve”, “... në
ato detaje janë ëndrrat, preokupimet dhe fantazia e pasur e fëmijëve”,
“Pikërisht nga ky këndvështrim, qoftë ai përjetim apo edhe vrojtim i thjeshtë,
poeti Gani Xhafolli i realizon krijimet e tij poetike”, “... titull libri
(titujt e librave) shpreh (-in) tendencën e vazhdueshme të poetit për shprehje
të lirë dhe të re në poezi”.[24]
Të
gjitha këto, e të tjerat që i kanë evidentuar studiuesit dhe kritika letrare,
shpalosin Poetikën e Gani Xhafollit.
Kjo Poetikë, siç e kemi përmendur
gjatë shkrimit, është specifike dhe e dallueshme. Dallueshmëria shfaqet në
paradigmat e arketipi të tij poetik, të cilat ravijëzojnë individualitetin e
Ganiut, që nuk është i vështirë për t’u dalluar, sepse është i mirë përcaktuar.
Nga që është i tillë, çdo libër flet dhe paraqet një status vlerash poetike.
Dhe kur flitet për rrugë poetike “Gani Xhafolli është një poet që mundohet të
çajë në shtigje të parrahura, i ndikuar nga letërsia moderne botërore për
fëmijë.”[25]
4
Përdorimi
i mjeteve të shprehjes dhe përdorimi i sistemit figurativ nga njëri libër për
fëmijë te tjetri, reflektojnë gjithherë kërkime drejt formave të reja, të
cilat ruajnë, thellojnë dhe pasurojnë
identitetit e poetik të autorit në kohë dhe në hapësirë duke iu përgjigjur me
dinjitet stadeve të zhvillimit të
letërsisë shqipe për fëmijë.
Sipas studiuesve, veçanërisht
poetëve lirikë, në krijimtarinë e tyre poetike u kërkohet vazhdimisht rendje
drejt shtigjeve të reja, pra, rrafsheve të reja të zgjerimit problematik e
tematik; poezitë të kenë struktura të larmishme, po ashtu të larmishme të jenë
kompozimet e tablove të poezive, që në rastin konkret, por edhe siç e kemi
thënë, poezia e Ganiut ka fytyrën e një mozaiku. Kështu, një paraqitje e tillë,
largon poezitë me të njëjtin koncept vështrimi, me të njëjtin procedim artistik
e zgjidhje strukturore. Largon njëtrajtësinë, horizontalitetin, humbjen e
efekteve emocionale, përsëritjen e së njëjtës temë, figurë e detaj, etj., gjë
që sjell varfërimin tematik, rinjohjen e figurave, detajeve dhe zbehjen e
emocioneve. Kjo njëra anë. Ana tjetër, poetët duhet të kenë parasysh se
“Modernizmi i tij rrezikohet nga hermetizmi...”[26]
Elementë novatorë gjejmë në poezinë
e Gani Xhafollit. Konkretisht, në përdorimin e shpeshtë dhe të larmishëm të
lojërave grafike, të animizimit dhe të personifikimit mundësisht të çdo fjale e
fjale-figurë, të poezive të tipit lodërtare, enigmatike e omonime. Kjo është
arsyeja, që, nëse e kërkojmë adresën e poetit, do ta gjejmë patjetër duke ecur
drejt një udhë të re e të panjohur, apo duke projektuar një shteg të ri...
shpesh të pa imagjinueshëm e befasues si për lexuesit ashtu edhe për
studiuesit.
Unë i besoj talentit të poetit Gani
Xhafolli, sepse besoj te GRAFIKA POETIKA
E GANI XHAFOLLIT.
Në ndihmë të këtij besimi kam
zgjedhur një poezi mes shumë poezive, atë me titull: “Secili fëmijë është i
madh”[27]
Secili fëmijë është i
madh,
secili fëmijë e ka nga
një lundër drite,
secili fëmijë e ka një
yll rrite,** (që e rrit)
secili fëmijë e ka nga
një mulli gëzimi,
secili fëmijë e ka nga
një ylber agimi.
Lundra sjell këngë.
Ylli sjell këngë.
Mulliri bluan gëzim.
Ylberi rrit gëzim.
Secili fëmijë ka
mjaltë nën gjuhë,
secili fëmijë ka mal
mbi kokë
secili fëmijë ka kroje
nën vetulla,
secili fëmijë është i
madh.
S’ka fëmijë të vogël.
Poezia ka në qendër të saj, fëmijën si një krijesë njerëzore, të
çmueshme dhe i perceptuar si vlerë dimensionale. Realiteti jetësor dhe mitik i
kësaj krijese qëndron i shprehur përmes këtyre vargjeve: “Secili fëmijë është i
madh” (si pikënisje e poezisë) dhe “S’ka fëmijë të vogël” (si mbyllje e
poezisë, por realisht si vazhdim i një bisede...)
Vitrazhi poetik është i ndërtuar nga
Gani Xhafolli në këtë mënyrë: lundër drite, yll rrite, mulli gëzimi, ylber
agimi, mjaltë nën gjuhë, mal mbi kokë, kroje nën vetulla. Elementi i dritës, i
ngjyrës, i lëvizjes, i jetës përthyhet në vargjet e poezisë.
Si
një magnet më tërheq vargu: “S’ka fëmijë të vogël.” Njëherësh më kujton
Andersenin, ndonëse mund të pohoj se, edhe vetë krijimtaria e Ganiut ka diçka
prej magjisë së Andersenit.
Duke kujtuar Andersenin, më vjen në ndihmë një thënie që sintetizon
madhështinë e jetës së tij. Thënia thotë: “Gjithë ata që e patën njohur
Andersenin vënë në dukje se si ai gjer në fund të jetës së tij mbeti një fëmijë i madh, ruajti atë shikimin
e freskët e fëmijëror të botës, të natyrës.”[28]
Duke vazhduar përsëri me Andersenin,
e në ndihmë të mëtejshme në zbërthim të poezisë së Ganiut, më vijnë në mendje
edhe këto dy momente:
Momenti i parë:
Pak para vdekjes së tij, ai
(Anderseni, - nënvizimi im Xh. B.) thirri një kompozitor dhe bashkëbisedoi me
të lidhur me muzikën që do të ekzekutohej në funeralin e tij. Anderseni në fund
i tha: “Sigurisht, shumica e njerëzve që do të ecin pas meje do të jenë
fëmijët, prandaj mundohu që ritmi muzikal t’u përshtatet hapave të tyre...”.
Momenti
i dytë:
“-Po mbreti qenka fare lakuriq! –
thirri një fëmijë i vogël.
-O zot, e dëgjoni ç’thotë ky fëmijë
i padjallëzuar? – foli i ati, dhe fjalët e fëmijës kaluan me të pëshpëritur
vesh më vesh.
-Na qenka një fëmijë që thotë se
mbreti ka dalë lakuriq.”[29]
Momenti
i tretë:
“Gani Xhafolli shumë i çmon fëmijët. Ai jo vetëm që i do, por edhe i
konsideron si filozofë, se edhe meditimin e kanë më të thellë se të tjerët.
Duan të rriten, andaj rritja i shtyn të meditojë për një çështje të madhe. Ata
edhe pse nuk e kuptojnë fjalën estetikë, vishen edhe në mënyrë estetike. “Fëmija
është radar magjik plot fantazi” – thotë autori i librit “Lejlek i syrit”.[30]
Duke
iu rikthyer edhe një herë optikës së rileximit të tekstit poetik që ofron Gani
Xhafolli, ai jo sot por edhe mot, besojmë që do të ngulmojë që alkimia e
poezisë së tij do të jetë imagjinata, në të shumtën e rasteve e habitshme, e
papritur..., si domosdoshmëri për botën e madhe të fëmijëve, të cilëve u takon
e ardhmja. Ky nocion, si një gur i çmueshëm, gjen përligjjen dhe rrezatimin që
në titullin e çdo libri dhe në tekstin e tij.
Në
shumësinë e titujve të këtij autori elementi
i fluturimit mbetet tipar dallues. Kjo është, ndoshta, arsyeja që në
hapësirat e shumë poezive fluturojnë zogjtë, dallëndyshet, lejlekët, etj.
Në
shumësinë e titujve të këtij autori dallojmë elementë të magjisë përrallore. Kjo mahnitje që është e pranishme, përfaqësohet
me: princeshën, princin, mbretin. Cili fëmijë nuk ëndërron të jetë së paku një
herë në jetë i tillë! Cili s’është bërë një herë në lojërat e tij të fëmijërisë
mbret apo..., dhe si i tillë s’ka ëndërruar pambarim..! Kjo
nuk është mendjemadhësi, kjo është natyrshmëri e përligjur e botës fëmijërore,
është njohje e thelluar e kësaj bote nga ana e autorit. Dhe këtë rrëfim e
gjejmë në poezinë “Jam mbret i vogël”,
ku mesazhi identifikohet me titullin e poezisë:
Motër e kam një lule
Në dhomë
Vëlla e kam një bilbil
Në kafaz
Jam MBRET i vogël
Dhomën e kam republikë
Nuk më duhet asnjë polic
Dhe asnjë dele
E kam një shoqe të vogël
Është më e bukur se deti
Dhe hëna
Lojën na zbukuron.
Imagjinata
është kurora e poezisë së Ganiut. Një kurorë, që i rri si dimension i
ndritshëm poezisë dhe e bën Gani
Xhafolli si rrallë poet. Se “... në
librat poetikë të Gani Xhafollit, në sferën e imagjinatës krijuese, në
këndvështrimin e tij origjinal e konceptimin modern tekstor e mjaft interesant
të larushisë së temave, do të hyjnë imagjinata e semantizimit të shenjave të
ndryshme grafike, të grafemave dhe të shkronjave. Grafemat, shkronjat dhe
shenjat grafike marrin zë e këndojnë me ritëm, me melodi e me imagjinatë të
pakufishme. Në fushën e gjerë krijuese të këtij semantizimi do të hyjnë edhe
loja e me shenjat e pikësimit apo të interpunksionit, do të hyjnë trajtat e
poetikës dokumentare (si kronika, shënime, ditarë), si dhe modelimet e ndryshme
matematikore-ligjërimore etj., që janë përdorë edhe në librat e mëparshëm të
këtij krijuesi interesant.” [31]
Në
mes shumë vargjeve, po shkëpus këto dy vargje nga krijimtaria e poetit Gani
Xhafolli:
Do të shkoj tek hëna
me një kalë prej ëndrre
Këto
dy vargje më kujtojnë rendjen e poetit drejt hapësirave të pafundme poetike.
Këto dy vargje më kujtojnë KOHËN si
kod i të jetuarit, si dhuratën më të çmuar, ku “lulëzojnë” mijëra ëndrra. Këto
dy vargje më kujtojnë ndjesinë e një fraze
poetike të artikuluar si një befasim i këndshëm dhe i papritur. Këto dy vargje
më kujtojnë, pse jo, edhe “qëndisjen” e një ornamentike figurative. Më kujtojnë
e çfarë nuk më kujtojnë... nga poeti Gani Xhafolli!..
Duke
iu rikthyer edhe një herë udhës së tij poetike, qasjet që më vijnë nga librat e
lexuar, më ofrojnë edhe këtë shënim: “ E para që më ra ndërmend ishte titulli i
veprës së Loytardit “Postmodernia e interpretuar për fëmijë”. ... Dikush mund
të shtojë se, ndoshta, nuk është keq që edhe ajo që interpretohet për fëmijë të
jetë e afërt për të gjithë , pra edhe për shqiptarët. Larg asaj që postmodernia
të ketë atë “qartësi pedagogjike”[32]
“Prekëm”
disa sekuenca imazhesh nga krijimtaria poetike e Ganiut, të prirë nga përftesa
se “Studimi i imazheve mund të jetë ndoshta qasja më e mirëfilltë për të njohur
më nga afër universin poetik të çdo poeti dhe individualitetin e tij krijues.
Imazhet janë, në një farë mënyre, çelësi që lejon kalimin drejt të fshehtave
vetjake të çdo krijuesi dhe nuk ka asnjë dyshim se ato lidhen me mijëra fije të
dukshme dhe të padukshme me përvojën jetësore, ndjeshmërinë dhe vizionin e tij
për botën dhe njeriun, aq sa mund të thuhet: “Më trego ç’lloj imazhesh përdor,
të të them se ç’poet je”.[33]
Po ku kërkon më tej poeti që... “... duke u futur në fshehtësitë e botës së fëmijës,
duke gjurmuar botën enigmatike e fantastike të tij, me një gjuhë të figurshme e
të veçantë”[34] ... ai
na jep këtë përgjigje: “Jam në hulumtim të sferave të panjohura të një arti
mendoj të ri... sidomos në poezinë vizuele dhe kompjuterike për fëmijë...[35]
_________________________________
*Poezitë që kemi marrë në shqyrtim titullohen:
“Dora i duhet Diellit”, “Lehtë
mund të ngatërrohem me diell”, “Hëna vizaton lule”, “Një dallëndyshe zbriti mbi
një pikë”, “A fluturojnë gjyshet”, “Vëllain e kam larg”, “Jam mbret i vogël”,
“Do ta ruaj një qengj pak në Jupiter”. (Shkëputur nga librat: “Jam mbret i
vogël” (poezi për fëmijë), Zef Serembe, Prishtinë, gusht – 2003; “Princesha e
vogël” (poezi për fëmijë), Zef Serembe, Prishtinë, qershor – 2000.
Në të gjitha
poezitë e lartpërmendura është e pranishme figura e hënës. Arsyeja pse kemi
zgjedhur këtë model poezie është se, donim të përligjnim një dëshirë të
autorit, i cili në një intervistë thoshte: “Në valixhen time poetike përveç
vesës, shiut, lules dhe ëndrrave, një dritë më ndjek përherë: Hëna, është mikja
ime më e dashur që më bën pyetje”. Prania e figurës së hënës në një shumësi
poezish të Ganiut, duke pranuar mënyrën e komunikimit që ka poeti me të,
mënyrën e shpërfaqjes së arketipit të saj, gjejmë me vend të citojmë fjalët e
Italo Kalvinos, që thotë: “... hëna ka gjithmonë fuqinë e komunikimit të një
ndjesie lehtësie, nderjeje, të një magjepsjeje të heshtur dhe të qetë.” (Italo
Kalvino: “Leksione Amerikane” (Gjashtë propozime për mijëvjeçarin e ardhshëm),
Dituria, Tiranë, 2011, Leksione: “E lehta”, f. 69). Më tej Kalvino vazhdon:
“Shfaqjet e shumta të hënës në poezitë e tij (për rastin tonë të Gani
Xhafollit, nënvizimi im Xh. B.) ... mjaftojnë për ta ndriçuar gjithë përbërjen
e asaj drite...”) ( po aty, f. 70).
[1] Musliu, Ramadan: “Ekskurs
në Letërsinë për fëmijë”, kritikë letrare, TLS&FRIENDS, Kumanovë, 2011;
shkrimi: Prirja për inovacion, f. 79.
[2] Bisedë: “Tradicionalen po
e trondit thellë shkenca” (bisedoi me Gani Xhafollin Sh. Galica, gaz. Rilindja,
28.12. 1994).
[3] Lëngu, Ilia, Vështrimi i
Orfeut, Artikuj e studime, Argeta – LMG, Tiranë, 2007; shkrimi: II. Imazhi
poetik, f. 14.
[4] Konushevci, Abdullah, Për
poezinë, Artikuj & vështrime letrare, “Nositi”, Prishtinë, 2008; shkrimi:
“Poezia pamore”, f. 191.
[5] Lëngu, Ilia, Vështrimi i Orfeut, Artikuj e studime), Argeta – LMG,
Tiranë, 2007; shkrimi: II. Imazhi poetik , f. 15.
[7] Ramabaja, Rushit: Rikëndimi
i botës me gjuhë të re, gazeta Rilindja, 07.05.1994 (libri: “Lejlek i syrit”,
autori: Gani Xhafolli, Flaka e Vllazërimit, Shkup, 1992
[8] Xhafolli, Gani, Fluturat
janë xheloze, Asdreni, Shkup, maj 2008; poezia: “Unë Jam gani xhafolli”, f. 5.
[9]Intervistë me krijuesin Gani Xhafolli, Kosova
Sot, 26 prill 2009, Intervistoi: Isa Vatovci http://
ëëë.kosova-sot.info/?p=33696
[11] Buzhala, Prend, Odeoni i
Fjalës, Botim: Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 2003, kapitulli: “Drejt poezisë
totale”, Gani Xhafolli: “Gishti idiot”,
poezi për fëmijë, botoi Shoqata “Renesansa Shpirtërore”, Prishtinë 2000, f.
327.
[12] Zeqo, Moikom, Refuzimi i shkrimit (proza nga kaosi), Dituria, Tiranë,
2011, shkrimi: “Sendet transcendentale”, f. 10.
[13] Xhafolli, Gani, Jam mbret i vogël (poezi), Zef Serembe, Prishtinë, gusht – 2003; poezia:
Një dallëndyshe tjetër zbriti mbi një pikë, f. 55
[14] Konushevci, Abdullah, Për
poezinë, Artikuj & vështrime letrare, Nositi, Prishtinë, 2008; shkrimi:
“Poezia pamore”, f. 191.
[15]Maloku, Flamur: “Një model i mundshëm kritik”,
f. 83, Nga libri: “Letërsia shqipe për fëmijë dhe kritika për të”. (Sesioni
shkencor i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, i mbajtur në
Prishtinë, më 4 qershor 2009); Prishtinë, 2009.
[16] Buzhala, Prend: “Odeoni
i Fjalës”, Botim: Gazeta “Rilindja”, Prishtinë, 2003, kapitulli: “Drejt poezisë totale”, Gani
Xhafolli: “Gishti idiot”, poezi për fëmijë, botoi Shoqata “Renesansa
Shpirtërore”, Prishtinë, 2000, f. 327.
[17] “Në kuptimin më të
përpiktë, imazhi është një procedim që nënkupton zëvendësimin apo përzgjatjen e
një termi – i quajtur temë ose i krahasuar dhe që tregon atë për të
cilën është fjala sipas kuptimit “të mirëfilltë” të saj – duke përdorur një
term tjetër, i cili nuk ruan me të parin veçse një raport analogjie, që i lihet
në dorë ndjeshmërisë së autorit dhe të lexuesit. Termi i përfytyruar quhet fore (nga vjen dhe fjala “metaphor”)
ose krahasues dhe përdoret për të treguar të njëjtin
realitet nëpërmjet një tjetri, një figure; ai merret në “kuptimin figurative”,
Lëngu, Ilia: Vështrimi i Orfeut, Artikuj e studime, Argeta-LMG, Tiranë, 2007,
(II. Imazhi poetik), f. 16.
[20] Lëngu, Ilia: Vështrimi i
Orfeut, Artikuj e studime, Argeta-LMG, Tiranë, 2007, (II. Imazhi poetik), f.
25.
[21] Prof. As. Dr. Astrit
Bishqemi: “Histori e Letërsisë Shqiptare për Fëmijë e të rinj”, (Botimi i
tretë, i plotësuar dhe i përmirësuar), dy Lindje dhe dy Perëndime, Tiranë 2008,
Kapitulli: Autorë përfaqësues të poezisë, shkrimi për poetin Gani Xhafollin, f.
219 - 223.
[22] Syla, Xhevat: Kush e
shkruan poezinë (Vlerësime për letërsinë për fëmijë), FAIK KONICA, Prishtinë,
2005; shkrimi: “Poezia si pikturë”, f. 62 - 63.
[24] Syla, Xhevat: “Kush e
shkruan poezinë” (Vlerësime për letërsinë për fëmijë), FAIK KONICA, Prishtinë,
2005; shkrimi: “Poezia si pikturë”, f.. 62, 63.
[25] Prof. As. Dr. Astrit
Bishqemi: “Histori e Letërsisë Shqiptare për Fëmijë e të rinj”, (Botimi i
tretë, i plotësuar dhe i përmirësuar), “dy Lindje dhe dy Perëndime”, Tiranë,
2008, Kapitulli: Autorë përfaqësues të poezisë, shkrimi për poetin Gani
Xhafollin, f. 219 - 223.
[27] Poezia është shkëputur
nga libri me vjersha “Zogjtë fluturojnë mbi lule” të autorit Gani Xhafolli,
“Naim Frashëri”, Tiranë, 1984, f. 8.
[29] Andersen, Hans Kristian:
“Përralla”, Naim Frashëri, Tiranë, 1986; përralla: “Rrobat e reja të mbretit”,
përkthyer nga Piro Misha, f. 129.
[30] Kajtazi, Mehmet: “Kur
numrat bëhen lule”, gazeta Rilindja (Rilindja për fëmijë, 01.03.1994), “Lejlek
i syrit”, autori: Gani Xhafolli, Flaka e Vllazërimit, Shkup, 1992.
[31]Buzhala, Prend, Odeoni i Fjalës, Botim: Gazeta
“Rilindja”, Prishtinë, 2003, kapitulli: “Letërsia në mbrojtje të imagjinatës”,
f. 316.
[32] Salihu, Astrit,
Postmoderna e interpretuar për shqiptarët, Botues: “Qendra për Studime
Humanistike “Gani Bobi”, Prishtinë, 2005; Edicioni MM, 2005; shkrimi: “Plakat
me mafes dhe me telefona celularë”, f. 15.
______________________________________________________________________
[1] Lëngu, Ilia, Vështrimi i
Orfeut, Artikuj e studime, Argeta-LMG, Tiranë, 2007, (II. Imazhi poetik), f.
23.
[1] Bisedë: “Tradicionalen po
e trondit thellë shkenca” (bisedoi me Gani Xhafollin Sh. Galica, gaz. Rilindja,
28.12. 1994).
[1] Po aty.
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310
Unë kurrë nuk kam besuar në gjërat në internet, por isha duke kërkuar dëshpërimisht një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për burrin tim pasi doktori im më tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, u drejtova te Dr, Dawn acuna nga shoqja ime më e mirë që punon në të njëjtën zyrë. me mua, i shpjegova gjithcka Dr dawn acuna dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte dhe ajo me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka perfekte pastaj shkova ne spital pas 3 jave dhe per habine time doktoresha me tha qe jam 1 jave shtatzene deri tani une keni një vajzë të bukur, falë Dr dawn acuna, kontaktoni nëse keni ndonjë vështirësi,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
*Nëse doni magji për fat të mirë.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
Dhe etj
Ajo është personi i përsosur për t'ju ndihmuar të më besoni mua. Kontaktoni me Whatsapp-in e saj: +2348032246310
Email { dawnacuna314@gmail.com }
Nu pot uita cum (magia albă) m-a ajutat să-mi refac căsnicia după 6 luni de despărțire de soția mea din ceartă și ea a plecat și nu se mai întoarce niciodată la mine, am făcut atât de multe ca să o recuperez, dar nimic nu a funcționat. nu până când am văzut un comentariu online când cineva mărturisea despre modul în care (magia albă) a ajutat-o să-și restabilească soțul și așa l-am contactat prin e-mailul lui și după ce mi-a scris problema, m-a asigurat că mă va ajuta. să mă întorc cu soția mea în 3 zile după ce am făcut vraja de dragoste, iar după ce el a făcut vraja, soția mea s-a întors acasă și a rugat că îi pare foarte rău astăzi, m-am întors cu soția mea și suntem amândoi fericiți și trăim din nou împreună. Știu că există mulți oameni care doresc să-și recupereze iubiții, vă rugăm să contactați (magia albă) Pentru că el este răspunsul perfect la problema dvs., datele lui de contact e-mail { findritualforlife@gmail.com }
ReplyDeleteWhatsapp: +3550685677099
+2349046229159
Emri im është Joana Berankis dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij në shpëtimin e marrëdhënies sime. I dashuri më la sepse isha i matur dhe e kam luftuar disa herë për shkak të pasigurisë, duke mos e parë kurrë pranë asnjë zonje tjetër. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
ReplyDeletedawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159