Xhahid Bushati
- përrallë -
Ora e Hënës
Hëna
po bisedonte me dy yje të zjarrtë, kur papritur, u tha:
-Erdhi
ora ime!..
-Si..?!
Kaq shpejt..?! Rri dhe ca... Ku po shkon?!.. – pyetën yjet dhe pulitën sytë me
keqardhje për miken e tyre të mirë.
-Larg
do të shkoj, larg do të udhëtoj…, - qeshi fytyrndritur hëna. Do të shkoj atje,
ku shkoj shumë herë... Do të shkoj në një pyll të largët me lisa e pisha, i
fshehur mes dy maleve të kaltër. Atje ylberi i dhuron pyllin të moçëm shallin e
tij shumëngjyrësh, sapo pushon shiu. Pylli merr ngjyra fantastike, të
pabesueshme. Dhe pse i tillë, shpesh këtyre anëve vërvitet si një ogur i zi
ndonjë sëpatë, e cila mpreh dhëmbët e do t’ia prish gjelbrimin. – Miqtë e mi,
yje, pylli është mikëpritës. Aty ndien aromë gjelbrimi dhe qetësi nate...
Zënkat janë të vogla dhe mirësjelljet janë të zakonshme, fluturimet janë të
shpeshta e këngët janë të pafund...
-Sa
i bukur qenka! – foli një yll që i dëgjoi fjalët e hënës, dhe që ëndërronte të
bëhej piktor, por u largua shpejt, nga që s’donte t’ia shihnin lotët të tjerët.
-Po
sikur... të vijmë edhe ne, që ta njohim pyllin..., – iu lutën syzjarrtët.
-E
kush nuk i do miq, yjet!.., - qeshi përsëri hëna. Sonte, udhëtimi do të jetë më
i bukur, do të jetë me dritë yjesh!.. – Atëherë yje të dashur... të bëhemi gati
e të mos vonojmë!..
Hëna
syverdhë, e shoqëruar nga dy yjet syzjarrtë, nisi udhëtimin e saj… Ec e ec, ec
e ec... Pas disa orësh, arritën në pyllin me lisa e pisha. Asgjë nuk lëvizte
përveç gjetheve. Mbretëronte një qetësi e thellë, sa Hëna mbeti e çuditur. Të
çuditur mbetën edhe yjet-miq.
-Pylli
po fle..., - tha Hëna.
-Po
tani, ç’të bëjmë?... – pyeti ylli i Bardhë.
-Ku
të shkojmë?!.. – Këtu, vetëm nata dhe qetësia shëtisin në pyll... Seç dëgjohet
një nanurisje, apo diku një këlthitje zëri që shuhet shpejt, - ia priti ylli që
kishte formën e Peshkut të Artë.
-...
-Të
udhëtojmë, njëherë, më thellë pyllit. Se mos takojmë ndonjë fluturak të
vonuar... Se mos ndoshta, dikush mund të jetë zgjuar në këtë orë... Mund të
trokasim edhe në ndonjë portë a të pyesim ndonjë rrëkezë shushuritëse..., - tha
ylli i Bardhë.
Ec
e ec e ec e ec...
-Mos
kemi ardhur me vonesë? – u kujtua të pyeste ylli që kishte formën e Peshkut të
Artë.
-Jo,
unë e pashë orën time. Ajo ishte e saktë. Zakonisht, në këtë orë unë, udhëtoj…,
– foli Hëna, që çudia s’i largohej nga sytë.
-Të
mos bredhim sa andej-këtej, po të kërkojmë një fole zogu. Ndoshta gjejmë zgjuar
ndonjë nënë, se zakonisht nënat flenë të fundit…, - këmbënguli ylli i Bardhë.
-Shshsht,
mos fol me zë të lartë se mos zgjon... Ndoshta nuk e di, po pylli e ka gjumin
lehtë shumë të lehtë, si gjethja e si pupla..., - tha ylli që kishte formën e
Peshkut të Artë.
Fjalët
e kujdesshme të yllit-Peshkartë, bënë që Hëna të marrë ndriçimin e mëparshëm në
fytyrë. Hëna dhe dy yjet udhëtuan përsëri. Udhëtuan me dritë hëne e me dritë
yjesh.
Ec
e ec, ec e ec... dhe, ja... më në fund gjetën një fole. Panë një zog që po
flinte paq siç fle një zog. Ishte i vetëm. I hodhën kaq shumë dritë, sa u bë
jorgan i artë për zogun vetmitar. Nuk e trazuan, por lehtas biseduan...
-Mua
më ngjan si një zog i porsalindur...
-Po
të ishte kështu duhej të kishte nënë... Nëna nuk i braktis fëmijët e saj...
-Kurse
mua mu duk si një zog ëndërrimtar...
-Kurse
mua mu duk si një zog i sapoardhur në pyll... Është mjaftuar me ndërtimin e
folezës... Nesër, me siguri, do të kërkojë rrënjët e fisit të tij se kush
janë...
-Të
mos ia prishim lumturinë!..
-Unë
s’mund t’i them as mirëmbrëma! – tha Hëna e dëshpëruar.
-Por
mund t’i themi ‘Natën e mirë’! – i thanë dy yjet gazmorë.
-
Ende s’po kuptoj se ç’po ndodh kështu?!..
-Mos
u mërzit, mikja Hënë! Mos e humb durimin!.. Zogu është lodhur nga rruga dhe
menjëherë e ka zënë gjumi, - ndërhyri ylli i Bardhë. – Gjumë të ëmbël, zog! Të
udhëtojmë përsëri… Të shkojmë te ndonjë pishë se, mos e gjejmë zgjuar ketrushin
sylarushin…
Ec
e ec e ec e ec...
Por,
ah! - si zogun, edhe ketrushin sylarushin e gjetën në gjumë. Bile, ketrushi
kishte mbështetur kokën pas një stike dhe buzëqeshte në gjumë herë pas here.
-Gjumash
i madh, ky ketrushi!
-Ule
zërin, se e zgjon… Ketrushët nuk janë gjumashë, e kanë gjumin e lehtë si një
boçe pishe.
-Ç’të
bëjmë?!.. – pyeti Hëna. Udhëtimi ynë sikur...
-Sikur
të shkojmë te liqeni Sykaltër e të freskohemi, - ia ndërpreu fjalën ylli që
kishte formën e Peshkut të Artë.
-Po,
po, të shkojmë dhe atje... - tha Hëna e lodhur, e cila ishte gati në të qarë.
Ec
e ec, ec e ec dhe arritën te liqeni. Ishin në breg, kur dëgjuan Sykaltrin, që u
tha:
-Miq
të mirë, mirë se erdhët! Shshshsht, mos bëni zhurmë, se trazoni valët e mia
kaltëroshe e lozonjare! Në këtë orë po flenë… Ndoshta ju duket e pabesueshme,
por... ato po flenë. Janë lodhur nga valëzimi i shumtë…
-Po
tani?!.. Ky udhëtim na shkoi kot. Eh, eh, si shkoi kjo punë jonë në këtë
orë?!.. – tha Hëna dhe nga syri i shpëtoi një lot. Sa gjëra të bukura ju
premtova..., por udhëtuam në pyll e nuk takuam asnjë banorë. Shkuam edhe te
liqeni e valët i gjetëm në gjumë... Tani nuk kemi ku të shkojmë më?.. Të
kthehemi!..
-E
ke gabim, moj Hënë! – foli një zë.
-Cili
jeni ju?! – pyeti Hëna e çuditur dhe mbajti lotët.
-Jam
një zog. Më quajnë Buf. Ju ndoqa pas… Sepse, çdo gjë që shushurit mbi gjethe,
çdo gjë që vrapon, mua më ngjan si mi. Kur ju pashë, ju njoha menjëherë. Rrugës
i dëgjova të gjitha bisedat. Ti, Hënë, nuk ke pse përlotesh. Zogu, ketri, valët
në liqen…, e plot banorë të tjerë të pyllit; edhe mua që po shihni që jam
zgjuar, nuk e kemi njëlloj orën si tënden, moj Hënë! Secili ka orën e vet. Edhe
yjet nuk e kanë njëlloj orën, si ti, moj Hënë. Secili zgjohet, fle, ecën,
shëtit, bredh, këndon, bën punët, lodron, pushon... me orën e vet.
-Po
unë mendova se…, - tha Hëna e fytyra i ndriti përsëri.
-E
shikon, sonte mësuam diçka që nuk e dinim të tre… - foli ylli i Bardhë.
-Duhet
të vijmë më herët që t’i takojmë miqtë e pyllit…, - ia priti ylli që kishte
formën e Peshkut të Artë.
-Para
se të udhëtojmë duhet të njohim Orën e Pyllit, - foli Hëna fytyrndritur. Unë
kam ardhur, shpesh në pyll, por nuk jam kujtuar që kam ardhur në orare të
ndryshme.
-Të
lumtë, e gjete! Je e zgjuar, moj Hënë!.. – tha bufi duke qeshur si buf e
fluturoi në errësirën e natës, duke klithur ndryshe nga herët e tjera.
Hëna,
e shoqëruar nga dy yjet syzjarrtë shëtitën edhe pakëz në pyll. Morën aromën dhe
freskinë e tij. Më pas morën udhën drejt qiellit. Shkëlqenin e ndritnin si asnjëherë…
Eh, sa kishin mësuar dhe sa kishin për t’u treguar: yjeve e reve!..
No comments:
Post a Comment