Friday, April 18, 2014



Xhahid Bushati


 
Premtimi  i peshkut luspartë
           
                        -përrallë-
           
            Papritur, nga dega e një peme u këput një mollë. Ajo ra në lumë. Valët e morën mollën me vete...
Ngjarjen e pa iriq Gjembi. Sytë iu mbushën me lot. U hidhërua aq shumë, sa tha:
-Pema ka një mollë më pak. Unë do të ha një mollë më pak nga kjo pemë.
            Zërin e vajshëm të iriqit e dëgjoi një peshk. Nxori kokën mbi sipërfaqen e lumit dhe iu afrua bregut.
            -Përse qan, iriq i vogël? – pyeti peshku.
            -Si të mos qaj… Mbeta pa mollë…, - ia priti iriqi.
            -Cili ta mori?! – e pyeti peshku kurioz.
            -Valët… 
            -Si, valët?!.. Kanë hipur, lart, në pemë?!
            -Oh, jo, jo. Molla u këput nga degëza dhe ra në lumë.
            -Mos u mërzit...
            -Si të mos mërzitem. Ajo iku... Humbi... Ishte e shpejt si valët.
            -Edhe unë jam i shpejt, - tha peshku. Bëj not peshku dhe do t’i arrij menjëherë.
            Iriqi pushoi lotët. Pas pak... ai dalloi se peshku më në fund e arriti mollën.
            “Notar, i zoti, ky peshku…”, - foli me veten e tij iriqi dhe u gëzua.
            Lusparti nisi ta shtyjë mollën dalëngadalë drejt bregut.
            “Molla po vjen…”, - tha gjembi i lumtur.
            Por një valëz tekanjoze, si për inat të iriqit zgjati dorën dhe “paf” goditi mollën. Kuqaloshja humbi përsëri mes valëve. Peshku mbeti pa mollë.
            “Molla humbi…”, - foli iriqi dhe i shpëtuan ca lot përsëri.
Peshku bëri disa lëvizje siç dinte ai dhe e kapi mollën. Nisi ta shtyjë drejt bregut për të dytën herë.
“Molla po vjen përsëri…”, - ia priti Gjembi dhe i harroi lotët. 
Një erë grindavece se nga erdhi, si për inat të iriqit, zgjati dorën dhe “paf” goditi mollën. Molla u largua nga bregu. Peshku mbeti përsëri pa mollë.
“Molla, përsëri, humbi…. Një mollë më pak...”, - foli iriqi dhe ishte bërë më gjembaç nga ç’ishte.
Peshku i vëmendshëm diktoi lëvizjet e mollës, ‘hop’ kërceu dhe e kapi atë. E shtrëngoi fort me luspa e me velëza.
“Tani s’më ikën dot...” – tha peshku.
Erdhën valët disa herë, të zemëruara e të paqta, por mollën s’e morën dot.
Erdhi era herë pas here, u bë më grindavece se ç’ishte, por mollën nuk e mori dot.
-Ja… ajo po vjen drejt bregut... Po vjen e kuqe, e shndritshme dhe e larë... -Të faleminderit, o peshk i mirë! – tha iriqi teksa i gëzohej mollës.
            -Të dhashë fjalën, o Gjemb e s’kthehem prapa! Sado pengesa të mëdha e të vështira të më dalin para, unë i kapërcej ato! – foli peshku i lumtur dhe humbi në thellësitë e lumit.

1 comment:

  1. Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
    : email { dawnacuna314@gmail.com}
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete